Nje koncert me miniatura e studenteve kompozitore
E Marte, 31 Mars 2009
Ardhja e sezonit te pranveres dhe pergatitja e nje brezi artistesh ne Akademine e Arteve, ka inincuar per me 1 prill nje aktivitet te vecante. Burimet e shtypit te Akademise bejne me dije se pikerisht ne kuader te kesaj stine koncertore te Pranveres, Akademia e Arteve do te organizoje nje koncert me miniatura te studenteve kompozitore.
Jane disa pjese qe do te luhen dhe do te interpretohen nga sopranot Malvina Koci, Shamsa Gega, Semine Sulozeqi, Shqipe Zani dhe Anita Mbrakulli. Kurse ne instrumente do te jene: Albi Arreza (piano), Laura Kushta (piano), Festa Nevzati (piano), Dotrina Sota (flaut), Eno Seferi (flaut), Ali Nerjaku (piano), Evis Peci (piano)
Pjese e programit jane pjeset: "Tristonda per piano" e kompozuar nga Mario Deda, teksti popullor "Mori Bako mori bije" e kompozuar nga Olti Damo, "Vashez-o Filez-o" nga Kristaq Koci, "Improvizim per dy flaute" Artur Dhamo, "Diafonia per dy flaute" Indrit Lelo, "Skerco per piano" Hamit Skilja, "Prelud dhe Loja nr 2 per piano" Kreshnik Duqi, "Shtati i jot mo i holle se kurpna" Klodian Rexhepaj, "Kenge djepi" Eno Shori, "Skerco per piano" Erald Hasmadhi, "Hapi syte e zes" Mario Deda dhe "Nano-Nino" nga Fatjon Tome.
Studentet kane punuar me profesoret: Aleksander Peci, Sokol Shupo, Thoma Gaqi, Nestor Kraja dhe Pellumb Vorpsi.