Perkthyesit e shqipes
E Marte, 31 Mars 2009
Ben Andoni
Qe ne krye te heres, e dime se Shqipja eshte gjuha e nje vendi te vogel. Qe packa shtrirjes gjeografike te pak milione shqiptareve ne te gjitha kontinentet, mbetet modeste. Mjetet per ta bere te njohur vendin permes fushave te ndryshme edhe pas rreth 100 viteve shtet te Shqiperise, nuk kane qene kurre-here te mjaftueshme ose me keq akoma te devijuara. Packa nje makine 'te madhe' propagandistike ne vitet e socializmit, letersia e perkthyer e saj, me nje perjashtim te rralle sic ishte korpusi i vepres se Kadarese, nuk eshte se e terhoqi shume interesin e lexuesit te huaj. Sa per fushat e tjera, ato te ndrydhura tejet prej nje propagande agresive, e kishin te shkruar qe ne fillim dhenien e nje imazhi fillimisht ekzotik dhe pastaj te bunkerizuar te vendit. Per sa i perket kultures dhe artit shqiptar, kane qene deri me tani media dhe perpjekjet serioze te pak perkthyesve dhe artisteve shqiptare, qe e kane bere te njohur Shqiperine. Kesaj i shtohet dhe nje perpjekje disi individuale e pak kengetareve operistike, kineasteve, artit pamor, qe kane mundur te depertojne disi ne zhvillimet kontemporane te artit. Kuptohet, pa mundur te ravijezojne nje prirje te vertete te artit qe behet ne vendin tone. Ca me shume akoma, te rrefejne Shqiperine.
Te mbetemi te letersia. Kjo e fundit dhe njerezit e shumte qe shkruajne dhe qe kane nevoje te lexohen, kane prej kohesh nje armik te madh. Ky ka te beje me veshtiresine e perkthimit te letersise shqipe ne gjuhe te huaj. Nje aradhe perkthyesish, qe mundohen te bejne kete letersi dhe permes disa perzgjedhjeve, qe duket se mbeten subjektive, nuk mund te mbushin dot nevojen e madhe qe ka kultura shqiptare per njohje ne bote. Me keq akoma, botimet shqiptare vuajne dhe vete nga shume probleme, ku p.sh. vete perkthyesit evidentojne gabimet e shumta ne botim. Aqsa, nje nga perkthyesit e njohur te kesaj letersie ne anglisht, Robert Elsie do te shprehej njehere per nje te perditshme se: Mua gjate punes sime me shqeteson me shume fakti se ne botimet ne gjuhen shqipe nuk behen redaktimet e librave. Ato botohen me shume gabime drejtshkrimore. Ka shume, shume gabime, edhe ne botimet me luksoze me habit kjo pakujdesi". Kuptohet, eshte luks nese problemi do te mbetej ketu. Problemi eshte gjetiu dhe ka te beje me potencen e imazhit shqiptar, qe te percoje nje interes per kulturen shqiptare. Jemi deshmitare qe lajmet qe serviren ndaj Shqiperise kane zakonisht kah negativ. Personazhi negativ ose i keqi ne kinematografine e huaj, tashme shpesh identifikohet me ballkanasin dhe shqiptarin. Me keq akoma, stereotipe personazhesh dhe rrefimesh te ndryshme qe krijohen kudo rrefejne se bota eshte me shume e prirur te perceptoje anen negative ndaj shqiptareve.
Ne kete rast, duhej futur shteti per te subvencionuar botimin e disa autoreve shqiptare por edhe pergatitjen e nje brezi te ri perkthyesish nga Shqiperia ne vendet e tjera. Nje gje te tille, e beri shteti dikur, qe pavaresisht propagandes dha percimin e kultures se vendit sipas pikepamjes se saj, mundi te promovonte Kadarene por edhe autore te tjere, qe kuptohet se nuk e paten fatin e vepres se kandidatit tone te zakonshem per Nobel. Sot, shtepite botuese dhe kritika, fale dhe indiferences se madhe te strukturave te shtetit, duken shume te painteresuara per percimin e letersise shqiptare. Ai cmim i pervitshem, qe jepet per te, duket i pamjaftueshem per te inkurajuar perkthimin e shqipes ne gjuhet e tjera.
"Une kam perkthyer mjaft autore, por problemi im kryesor eshte per te gjetur nje shtepi botuese, per te botuar perkthimet me letersi shqiptare sepse eshte shume e veshtire. Kerkoj nje shtepi ne Amerike, apo ne Angli, por nuk ka shume interes letersia ne pergjithesi dhe aq me teper per nje letersi qe vjen nga nje kulture e vogel dhe nuk e njohin, nuk ka shume interes", thote Elsie ne te njejten interviste.
Si ai, qe prej kohes perkthimet i ka vendosur ne nje site interneti, jane fare pak perkthyes nga shqipja. Dhe, autoret e perkthyer si Kongoli, Mustafaj, Alicka, Zhiti, Zeqo, Acka, Leshanaku e fare pak te tjere, jane shume pak per te njohur shqipen.
Ndaj, kur degjojme specialistet 'e pafundme' per problemet e shqipes, do ishte mire qe te gjenin pak kohe dhe te fokusoheshin dhe te lobonin ne shtet, sesi do te mundej te pergatitej kjo kategori perkthyesish per te percuar kulturen shqipe. Per te ndihmuar zvogelimin e atij imazhi jo te mire qe mban Shqiperia, per te lehtesuar pastrimin e imazhit jo shume here te drejte te saj...dhe per te rrefyer qe edhe ketu behet letersi.