PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fryme ballkanase tek "E diela shqiptare"


E Hene, 30 Mars 2009

E diela e shqiptareve eshte shtrire tashme edhe pertej kufijve, duke sjelle per te gjithe teleshikuesit permes ekranit te televizionit Kombetar Klan, personazhe dhe personalitete te njohur, nga Greqia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova. E diela e djeshme ka pasur nje fryme ballkanase, qe ka spikatur vecanerisht tek te ftuarit. Nje mjek nga Greqia, por qe me Shqiperine gjen nje lidhje te fuqishme. Behet fjale per dr. Panajotis Kolomihalis, i cili kete radhe ka ardhur ne Shqiperi me nje mision tjeter, ate te koleksionistit. Mjeku grek ka ardhur si i ftuar special i Ardit Gjebrese, i shoqeruar gjithashtu edhe nga ambasadori shqiptar ne Athine, Vili Minarolli. Dr. Kolomihali, me origjine te vjeter nga Lunxheria duket se ne vite e ka ruajtur te forte "thirrjen e gjakut", apo rrahjen e zemres sic e quajti ai vete, qe here pas e here e ben te ndjehet i tille. E pikerisht kjo lidhje me Shqiperine dhe kjo ndjesi e kane bere te koleksionoje materiale qe kane lidhje me vendin tone, duke u vleresuar madje edhe me cmime nderkombetare ne disa vende. Dhe kartat postale kane qene nje prej pasioneve koleksioniste te mjekut Kolomihali. Permes tyre ai sjell njekohesisht edhe nje pjese te historise se Shqiperise ne vite. Por duket se synimet e mjekut grek kane shkuar edhe pak me larg. Deshira per te realizuar ne Shqiperi nje ekspozite me nje pjese te koleksioneve te tij eshte mundesuar tashme nga Ambasadori Shqiptar ne Athine, ne bashkepunim me Muzeun Historik Kombetar. Nje pjese te koleksionit te tij dhe vlerave, qe ai mbart Kolomihali i ka prezantuar edhe ne emisionin "E diela shqiptare".

Dhe nga nje mik grek, tek te ftuar boshnjake. Ata jane kater djem te rinj, qe kane arritur ta elektrizojne skenen, permes ritmit dhe muzikes, qe luajne. Grupi boshnjak, qe kete vit do te perfaqesoje Bosnjen ne festivalin Evropian te kenges, pasditen e djeshme ka qene i ftuar special ne programin e te dieles ne TV Klan. Nderkohe nje tjeter e ftuar ka ardhur nga Kosova. Nje kengetare e njohur dhe nje ze i spikatur, qe ka plotesuar harten ballkanase ne skenen e te dieles. Kengetarja Shpresa Gashi ka ardhur ne program, jo vetem si nje emer i njohur ne fushen e muzikes, por mbi te gjitha si stermbese e piktorit Kole Idromeno. Ka qene pikerisht stergjyshja e kengetares Shpresa Gashi, ajo qe sot njihet si "Mona Liza" shqiptare, motra Tone. Por bashke me kengetaren Shpresa Gashi, ne panelin e familjeve shqiptare, kane qene edhe sterniper te tjere, te Kole Idromenos, te cilet kane paraqitur nje pjese te vlerave te paraardhesve te tyre. Nderkohe ne panelin perballe kane qene te ftuar anetare te familjes Tafaj, nje fis i madh tiranasish te vjeter, qe ka rritur ne breza, personalitete te njohura ne fusha te ndryshme. Por te gjithe keta elemente dhe te ftuar ne programin e djeshem jane gershetuar edhe me humorin, baletin, debatin si dhe castet sportive, qe ne nje menyre apo nje tjeter jane pjese e ketij program. Kete radhe, djemte e Kombetares kane pershendetur publikun, ne nje lidhje te drejtperdrejte, perpara pergatitjes per ndeshjen e radhes.

Kombetarja, drejtperdrejte nga QTU ne "E diela shqiptare"

Pavaresisht humbjes se nje dite me pare ne ndeshjen me Hungarine, djemte e ekipit tone perfaqesues jane shprehur kembengules per ndeshjet ne vijim. Ata kane pasur nje lidhje te drejtperdrejte me studion e programit "E diela shqiptare", ndersa ndodheshin ne ambientet e Qendres Tregtare "Universi". Mund te duket paksa e cuditshme, qe e gjithe skuadra kombetare, te shkoje ne nje dite per te blerje. Por arsyeja nuk ka qene thjesht kjo. Djemte jane ndodhur aty per te promovuar dyqanin me te ri ne kete qender tregtare, i hapur nga kapiteni i skuadres Altin Lala. Ka qene kjo, nje mundesi e mire per t'i gjetur te gjithe se bashku djemte e ekipit tone kombetar te futbollit, perpara se ata te nisen jashte vendit per ndeshjen e radhes. E ndersa kane dhene opinionet e tyre, duke shprehur edhe deshperimin per humbjen me Hungarine, duket se futbollistet tane me shume se kurre vazhdojne ende te ndiejne mbeshtetjen e tifozerise. Por pergjate nje te diele, ne ambientet e QTU-se, ata nuk kane mundur t'ia hedhin lehte. Vajzat e te dieles shqiptare nuk mund te mos iu merrnin mendimet edhe per temen interesante te debatit "Pro dhe kunder". Disa nga djemte mendonin, qe femra e fut shejtanin ne shishe, ndersa te tjere kishin dyshime ne kete drejtim. Sa per Lalen? Ai po mendon seriozisht, qe kur te shkeputet nga futbolli, te jete nje biznesmen i suksesshem.

Manjola Bregasi




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika