Koleksioni "Mezuraj Muzeum" i Helidon Halitit
E Diele, 29 Mars 2009
Koleksioni i "Mezuraj Muzeum" me autoresine e piktorit Helidon Haliti, eshte prej disa ditesh per publikun e gjere kryeqytetas ne mjediset e ketij Muzeu. Jane perzgjedhur per tu ekspozuar rreth 58 pune te teknikave dhe permasave te ndryshme. Pikturat ekspozohen sipas nje kriteri te ri dhe me idene e Eduart Mezuraj
Eduart Mezuraj, presidenti i "Mezuraj Muzeum", ka qene me i emocionuari pak dite me pare, ne nje konference shtypi, kur eshte prezantuar nje koleksion i Muzeumit te tij me pikturat e Helidon Halitit. I duhej qe gazetaret te kuptonin idene dhe ndihmen e tij per piktorin- nga ana tjeter, i duhej qe t'u bente te qarte gazetareve dhe veshtiresine per mecenatin ne Shqiperi. Ne fund ka dale i pakenaqur, nga percjellja e medies, por me shume nga indiferenca e shoqerise shqiptare per nje fenomen te tille. Gjithsesi, nuk eshte ndalur ketu. Te henen e mes-marsit 2009, ne mjediset e Muzeumit te tij, ka inauguruar me nje ceremoni te denje ekspoziten e koleksionit te piktorit Helidon Haliti, nje pune qe ai e ka nisur prej vitesh ne inkurajimin e ketij piktori. Ky i fundit, ne konferencen per shtyp, ia dedikuar shume punen e tij Presidentit, por edhe konceptit te tij. Ne fakt, ekspozita, ka pasur dhe nje ngjarje te vecante: Muzeu Mezuraj ka nxjerre ne treg botimin e trete elitar ne printim, kete here nje album kushtuar puneve te piktorit Haliti.
Te 58 punimet e koleksionit te Mezurajt, jane mbeshtetur ne nje koncept shume te vecante te raporteve te vellimit te tyre me hapesiren e Muzeut dhe nje ndricimi shume profesional. Ne punen, qe po bejme ne autostrade per nje muze te permasave shume me te medha, shume gjera do te permiresohen me tej, ka premtuar presidenti i saj. Kurse, nje nga kuratoret e kesaj ekspozite, Dr. M. Zeqo, ka vecuar cilesite e ketij koleksioni: "Pikturat e Helidon Halitit mund te karakterizohen ne disa rrafshe: se pari ne akuarele, qe perfaqesojne nje lirik ngjyrash dhe motivesh kryesisht te peizazhit te fushes, te pamjeve, te stineve, qe tregojne ne gjeneze talentin e autorit; se dyti, pikturat me portrete qe alternohen nga nje pikture e vetme dhe perfaqesuese, por shpesh edhe ne forma te bashkepranishme me portrete te tjera. Kjo loje e portreteve eshte nje karakteristike e artit te Helidonit, se treti tablote me kompozime qe lidhem me figurat mitologjike, kryesisht te baladave popullore, te motivit te murosjes, te ngujimit, te Rozafes, te Konstandinit dhe te Doruntines, te motiveve te miteve antike si rrembimi i Evropes mbi nje dem etj, se katerti me kompozimet me motive cirku si femijet e hipur mbi figura lodrash te ndryshme, se pesti peizazhet vegjitative, me peme te harlisura, se gjashti peizazhet me shtepi qe reflektojne simetrikisht ne vije vertikale pasqyrimin e tyre nga lart poshte, se shtati tablote me nudo, se teti vizatimet e llojit kroki, etydet vizatimore me ngjyra okri etj".
Te realizuara me teknika te ndryshme, akuarel, bojera uji, ngjyra vaji, ngjyra akrilik, ngjyra pastoze dhe elemente te ndryshem aplikative, ato krijojne disa imazhe fantastike, qe jane nje nga gjerat e para qe te grish te shikosh punen e Halitit.
Por, nje ngjarje e madhe, ne ekspozimin e dites se inaugurimit, ka qene pa asnje medyshje, prezantimi i Albumit, shkruar bilingue, dhe me pjesemarrjen e disa emrave te shquar te artit shqiptar, duke filluar nga Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Zana Varvarica, Skender Kamberi etj., qe duhet thene se eshte i treti per "Mezuraj", qe me kete rast e prezanton denjesisht pikturen shqiptare ne bote.
Helidon Haliti eshte nje piktor i talentuar, i ekspozuar shpesh jashte, dhe ne kerkim te vazhdueshem te permiresimit te stilit te artit te tij. B.an