PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Udhetim neper "Dengun e Shpreses"


E Diele, 29 Mars 2009

Shkrimtari Ylli Xhaferri para lexuesit me nje dimension te ri, ate te publicistit dhe shqiperuesit

Nje udhetim ndryshe ne boten e shqiptareve, per te zbuluar nje nga tiparet me te fuqishme te races njerezore-shpreses. Permes nje narracioni te thjeshte por te plote me te gjithe kendveshtrimin e nje pene tashme te stervitur prej kohesh. Kjo eshte panorama qe sjell shkrimtari Ylli Xhaferri, nepermjet risise se tij ne fushen e botimeve, librin e fundit "Dengu i Shpreses". Pas nje udhetimi ne boten e prozes, te perpunuar apo asaj me te shkurter, si edhe poezise lirike, Ylli Xhaferri i vjen lexuesit me nje liber publicistik, me reportazhe, komente dhe analiza, por qe brenda tyre nuk ndahet kurre ne asnje resht bota e shkrimtarit, e cila i trajton ngjarjet edhe fenomenet ne aspektin e thelle human, te cilin autori nuk e shkeput ne asnje moment. Ne librin voluminoz "Dengu i Shpreses", Ylli Xhaferri, ka permbledhur nje numer te rendesishem reportazhesh te botuara ne medien e shkruara shqiptare, ne te cilen spikasin sjellja e fotografuar e realitetit te fshatrave dhe qyteteve shqiptare, ku berthame mbetet jeta e njerezve. Shkrimtari, Ylli Xhaferri, ne kete takim te ri me lexuesin sjell ne menyre te sinqerte, ne gjuhen e publicistikes kendveshtrimin e tij per fenomenet, ngjarjet apo edhe realitetet me te rendesishme njerezore qe kane ndodhur ne Shqiperi ne vitet e fundit. Tashme i njohur ne shtypin e shkruar edhe si komentator, Ylli Xhaferri, ne asnje moment nuk braktis aspektin e ndjeshem njerezor te vetedijes se shkrimtarit. Aq e vertete eshte kjo, sa ne nje pjese te rendesishme te "Dengut te Shpreses" gjenden shenimet apo me mire kritikat e mirefillta letrare per shume nga botimet e fundit ne letersine tone. Padyshim, Xhaferri ka dhene nje ton te rendesishem ne librin e tij te fundit, pikerisht botes se arsimit ku kontribuon prej vitesh. Megjithate ne "Dengun e Shpreses", mund te thuhet se eshte praktikuar mjaft mire aksioma se shkrimtari duhet te jete prezent gjithmone ne realitetin rrethues dhe duhet ta thoje fjalen e tij, pas qendruar menjane. Padyshim me kendveshtrimin qe dikush e perkrah apo dikush eshte neutral dhe e kunderta, por gjithsesi eshte nje material i rendesishem per diskutim rreth dengut te shpreses se shqiptareve. Me nje intensitet, te admirueshem, Ylli Xhaferri, ka ofruar edhe nje tjeter botim te ri, por qe i perket me shume te vegjelve nga 5 deri ne 100 vjec. Shkrimtari me librin tjeter "Bote perrallash dhe legjendash" ka sjelle ne shqip nje tufe rrefenjash nga popujt e botes. Nje udhetim nga Skandinavia ne Afrike, apo nga ishulli britanik ne Indi, eshte botimi per te vegjlit e shkrimtarit, Ylli Xhaferri, kesaj here qe vjen para lexuesit me nje dimension te ri, ate te shqiperuesit.

Y. Pata

*/*/*/**************************************************************




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika