Nga Maksim Gorki*
E Diele, 29 Mars 2009
Vajza dhe vdekja
Nga lufta kthehet mbreti, i vrazhd', i pikelluar...
Permes i bie fshatit mbi at'n e tij kaluar...
Kur pas ca kallamishtesh ve veshin e degjon:
nje vazhez sorkadhe qe qeshte me te madhe.
Rrudh vetullat e murrme, e tund shpejt yzengjine
dhe me mamuz te mprehte me fort godit dorine,
C'i vrigellijne armet, c'i ndrit ky jatagani,
mbi vashen gezimplote c'na turret si tufani.
Dhe cirret i xhindosur, me ze te egersuar:
-Perse, moj palocupe, zbardh dhembet e gezuar?
...Si ke guxim e qesh kur ter' ushtria ime
e gjitha u derrmua, u thye nder luftime?
Ne fushat e betejes me mijera djem m'u vrane,
tani n'atdhe po kthehem, te tjere djem do mbledh,
ne zjarrin e betejes dhe njehere do ti hedh.
Jam mbreti yt i fyer, ne kete vend i pare,
si mundem te duroj kur ti qesh si e marre!
Kopsiti xhamadanin serbes mbi kraharuar
dhe na i kthehet mbretit kjo vasheza syshkruar:
- Me trimi'n e zemres sime po qesh e cmallem une,
s'ta kemi ngene o xhaxho, me ne s'le ndonje pune!
Ne kohen kur njeriu gezon e dashuron
per mbreter nuk ka gajle, per ta as qe mendon!
U drodh gjith' ai mbret. Shkumon ky hijerendi,
dhe trimat urdheron, gjemon sa tundet vendi;
- Pa zermani capkenen, ne burg shpejt ma vervitni
ose ketu, ne vend, pa humbur koh' e vritni!
Sejmenet si shejtane, me thik' e shpata zhveshur,
u turren porsi sorra mbi vazhezen nurqeshur;
dhe me surrat zgerdhyer, si laro lajkatare,
ia dorezuan Vdekjes ne gjin' e saj ta marre.
II
Demonet e se keqes gjithnje Vdekja degjon,
po, per cudi, ksaj here s'ka qejf: rri e ngurron.
Ne stinen e praneveres farat e dashurise
dhe te kjo plake shtrige leshuakan filize,
Se u merzit me kerma jeten e saj ta shkoje,
edhe ne to te zhduke semundje lloj-lloj.
Me oren vdekesore kohen s'ka qejf ta mase,
i vjen qe te pelcase.
Kur njerzit para saj dridhen me temerr e ngjethje,
iu shkrep qe te jetoje disi me me shkujdesje
se u merzit ngahera me varre e varreza,
me nje zanat te ndyte, ku s'bluan vec te zeza;
ndaj shpesh merzitet, nxehet, i preket zemr' e ftohte,
kur njerzit peshperitin se Vdekja eshte e kote.
Po kjo nuk i pelqen, ndaj me inat e smire
s'rremben ata qe duhet, po njerzit me te mire.
Sa mir' sikur dhe Vdekja te dashuronte Djallin,
me zjarr si te Ferrit ta shfrynte tere mallin,
nga dhembja e dashurise lot syri t'i pikonte,
Satanin flokezjarrte ne gjokes ta shtrengonte.
III
Dhe vajza guximtare Vdekjes i rri perballe,
ne heshtje pret goditjen, s'leviz sy, as qepalle,
Dhe Vdekja murmurit me dhembje plot siklet:
- Perse vashez' e njome, lendove goxha mbret?
Ndaj je denuar rende, pa shprese, pa shpetim!
I kthehet Vdekjes vazha: - Perse ky zemerim?
Ish her' e par' qe ndjeva te puthur ne kraharuar,
bandilli im i dashur kur me shtrengoi ne duar.
E ku ia kisha ngene te kuvendoj me mbrene?
U ktheva e i thashe: " S'ta kemi, xhaxho ngene!"
Besoj se keq s'i fola, po shih sa keq qe dola!
Tani kjo kosa jote po me rremben dhe mua!
Moj Mortje, a s'me thua:
Pse ngutesh, pse s'me pret dhe nje cop'here akoma,
gjersa keto buze t'njoma
ta thithin gjer ne fund nektarin e rinise,
gjersa ta zbraz me fund kupen e dashurise?
Te keqen, Vdekje, xhan!.... -
Dhe Vdekja rri habitur! Mos vall' u be pishman?
Te tille lutje kurre s'i kish degjuar veshi,
dhe per nje cast u duk sikur u zbut rrebeshi.
Mendoi: " Si do jetoj, c'do bej ne kete jete,
sikur as dashuri, as puthje te mos kete?"
Ne diellin e praneveres eshtrat po thek, po ngrohet
dhe gjarprit i ben shenje me prane t'i afrohet.
Vashes qe pret i thote:
- Nejse, rro dhe nje nate, puthu ne qejf e gas,
po neser me te gdhire ta dish se do t'te vras.
Dhe mbi nje gur na ulet, aty po rri e pret,
neperka lepin kosen ta beje me te mprehte.
Derdh lot nga gazi vasha, po Vdekja e qorton:
- Po he de c' sorrollatesh? C'pret qe nuk shkon?
V
Aty nga mesi i dites, Vdekja prej gjumit, zgjohet,
kur vashen s'e gjen prane, po grindet, zemerohet:
"C'u be kjo endacake?" - me vete blebezoi.
"Nje dit' e nat' e tere asaj nuk i mjaftoi?"
Dhe sapo kapton gardhe, keput nje lule dielli.
Kundron, nuhat, habitet se si kjo rrez' e diellit
me zjarr' e saj te gjalle ka veshur me flori
fletzat e plepit t'eger me aq bukuri.
Dicka ne zemer ndien.
Dhe syn' e saj te ftohte drejt diellit e mberthen.
Ngadale, zvarre-zvarre, kenges fillon t'ia marre,
me hunde, neper dhembe, nis Vdekja te kendoje:
- Ne kete bote pa meshire,
vret e pret njeriu njerine,
pastaj varros derzine;
na i psal me keng' e kor:
" Le te prehet me shenjtore"
Vec nje gje s'po marr vesh dot,
si njeriu ne kete bote
dhe kur ngordh tiran' i keq,
nga i cili vuan, heq,
i kendon me psal' e kor:
"Le te prehet me shenjtore"
Si te ndershmin, si hajdutin,
kur te dy ne varr i futin,
me ngasherim u kendon kori;
" Le te prehen me shenjtore."
Budallane dhe harbutin
me te njejten keng' i futin.
U psal kori mengadale,
perserit po ato fjale:
"Le te prehet me shenjtore."
VII
Dhe Vdekja rri, s'ben ze...
Zjarr' i zilise eshtrat fillon e ia zhurit,
nje ethe, nje dritherime skeletin ia trondit,
se zemr' e saj e ftohte c'mund t'i kendoje botes?
Nuk behet Vdekja nene, po prape femer mbetet,
ndaj zemra e saj preket....
Arsyen s'e degjon, asaj ajo s'i bindet,
po ne shpirtin' e erret dicka fillon t'i lindet.
Ne shpirt te saj te ngurte s'bulojne vetem driza
po fshihen dhe filiza
meshire, miresie dhe malli per cudi;
ndaj njerzit e helmuar ajo i do aq shume
sa naten embel-embel u murmurit ne gjume
per gaz e madh te prehjes...
Dhe vashezes i thote:
- Cudia le te behet! Jeto, vashe ne gaz!
Vec ne cdo hap te jetes me ke dhe mua pas.
Te jem pran' Dashurise, ma ka enda or'e cast.
Dhe qe nga ajo kohe dhe sot e kesaj dite,
si motra te pandara, pran' njera-tjetres rrine
Vdekja me Dashurine.
Ndaj kose-mprehur Mortja pas Dashurise endet,
Gjurmon si nje rrufjane kudo q'ajo gjendet.
Magjepset pre se motres terhiqet zvarre-zvarre,
kocke e lekure thare.
Ne dasma, ne dollira ne dreka mortuare,
vrapon kjo zullumqare,
dhe vazhdimisht gatuan pa u lodhur, pa pertuar
gezimin' e Dashurise dhe lumturin' e Jetes.
Marre me shkurtime dhe perkthyer nga mjeshtri dhe nje nga punetoret e palodhur te shqipes, Nonda Bulka