PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nje rrefim per jeten e themeluesit te Realizimit Socialist


E Diele, 29 Mars 2009

Si nje eseist, Gorki iu kushtua shume subjekteve te tij. Si rrefimtar edhe me shume. Tema e tij me e preferuar eshte nje mesazh i tij i pasionuar humanist, por edhe nje angazhim real politik drejt bolshevizmit. Tek "Shenimet mbi Mentalitetin e Borgjezise", ai e akuzon borgjezine per vete-thithje dhe kujdes thjesht per nevojat e saj. Tek libri "Mbi Fshataresine Ruse", ai i shikon fshataret si rezistente ndaj sistemit te ri social. Ne Qytetin e Djallit te Verdhe, shkruar ne Nju Jork, mallkon kapitalizmin amerikan. Pervec ketyre nuk duhet harruar qe Gorki e kuptoi dhe e kritikoi heret Bolshevizimin, kur pa realisht perdorimin e tyre te dhunes kunder miqve te tij te afert. Mes krijimeve me te rendesishme te Gorkit jane dhe rrefimet per miqte e tij Tolstoin, Cehovin dhe Leonid Andrev. Eshte perkthyer ne shqip qe heret prej mjeshtrave te levrimit te shqipes, Kutelit, Kokones, Cacit etj ndersa Nena e tij ka qarkulluar ne Levizjen Komuniste shqiptare, qe ne kohen e pushtimit fashist.



Aleksei Maksimovic Peshkov (qe shkroi ne letersi me emrin Maksim Gorki) u lind me Nizhnii Novgorod dhe ishte i biri i nje punetori, qe bente susta. Me vone, kur arriti famen e plote, qyteti u quajt Gorki, ne nder te tij. Ne fillim te jetes, Gorki levizi drejt Astrakhan, ku i ati gjeti pune tashme si agjent shitjesh. Kjo zgjati pak, sepse i ati vdiq heret dhe ai iu dorezua ne mbrojtje gjysherve te tij. Iku qe i vogel nga shtepia dhe punoi si pjatalares, derisa nje kuzhinier ne nje avullore mbi Vollge, ku i mituri ishte i punesuar per te jetuar, i mesoi te lexonte. Me 1884 shkoi ne Kazan me shpresen qe te vazhdonte studimet ne Universitet, por kuptohet qe e perzune. Pas disa udhetimesh permes Ukraines, Kaukazit, dhe Krimese, Gorki arriti qe te botoje vepren e tij te pare te titulluar: 'Makar Cudra' (1892), nje tregim te shkurter. Pastaj 'Celkash', historia e nje hajduti porti dhe keshtu edhe vijoi libri i tij i pare me tre volume Skica dhe Histori, qe e fiksuan si shkrimtar ne rrethet ruse kulturore te kohes. Ai shkroi shume per shtresat sociale dhe ne vitet e hershme arriti qe te perziente ekzotiken romantike me realizmin. Ai u be mik me Cehovin, Tolstoi, por edhe me Leninin. I inkurajuar p.sh. nga Cehovi, ai vuri ne skene nje pjese, qe me vone do te luhej ne gjithe Evropen Perendimore dhe SHBA. Punoi si redaktor kulture me 1899 te Zhizn dhe redaktor te Shtepia Botuese "Znanie" ne San Peterburg. Kurse romani i tij i pare "Foma Gordejev" solli nje arome te re ne krijimtarine e tij. Te mevonshme, tregimet e tij Dvadsat' shest' i odna (1899, njezete e gjashte burra dhe nje vajze) u shkruan per idete e humbura.

Botoi "Nenen", qe doli nga shtypi me 1906-1907. Heroina e tij, Pelagia Nilovna, ne fakt ka qene e frymezuar nga nje personazh real Ana Zolomova, adopton kauzen e socializmit ne frymen e shpirtit te religjionit. Kjo i ndodh pas arrestimit se te birit si nje aktivist politik. Romani Nena mbahet si pionier i Realizmit Socialist dhe eshte dramatizuar pastaj nga Bertold Breht. Me 1913, Gorki u kthye ne Rusi dhe ndihmoi ne formimin e Universitetit te pare te Punetoreve dhe Fshatareve, teatrin e Petrogradit dhe madje arriti qe te ngrinte edhe nje Shtepi Nderkombetare te Letersise Boterore. Pjesa e pare e Triologjise se tij: Femijeria Ime u botua me 1913-1914. Ate e ndoqi pjesa Neper Bote (1916) dhe Universitetet e Mia me 1922. Gorki e shikoi boten duke perdorur si personazh te tij, Aliosha Peshkov. Duhet sqaruar se shkrimtari fillimisht e hodhi poshte linjen e ashper te Leninit dhe mbrojti inteligjencen e Petrogradit. "Pushteti i Leninit arreston dhe burgos kedo qe nuk ka idete njesoj me te ashtu si bente dikur pushteti i Romanoveve", shkruan ai me nentor 1917. Nje vit me vone, proteston ashper kunder formave te perdorura te Bolshevikeve por eshte zhgenjyes para rretheve kulturore vendase kur nuk nderhyn per t'i falur denimin burrit te pare te Akhmetoves, Nikolai Gumilyov. I pakenaqur me komunistet, iken me deshire ne nje si eksil. "Per nje burre te vjeter cdo vend i ngrohte eshte nje atdhe", do te shkruaje per te justifikuar. Kalon tre vjet ne Gjermani, Ceki dhe ne Kapri me 1920, ku shkruan edhe romanin e tij me te mire "Punet e Artamovit" me 1925. Gjate mesit te viteve '20 jeton ne Sorrento, por i bindur nga Stalini vendos qe te kthehet me 1931 ne Rusi. Ai themelon disa gazeta dhe behet drejtuesi i Bashkimit te Shkrimtareve Sovjetike. Fotografia e tij eshte gati njesoj me ate te Stalinit ne mjediset e shkrimtareve. Kurse fjalimi i tij ne Kongresin e pare te Shkrimtareve Sovjetike me 1935 vendos shinat e doktrines se Realizmit Socialist. Vazhdon te kritikoje burokracine, por kuptohet se asgje nuk ndryshon ne vend. Propozimet e tij ne Kongres nuk ua ve veshin fare partia. Gorki vdiq papritur nga pneumonia ne shtepine e tij, ne nje dacha, afer Moskes me 18 Qershor, 1936. Per disa burime thuhet se shkaku i vdekjes se tij ishin problemet ne zemer. Kuptohet me famen e tij, do te varrosej ne Sheshin e Kuq dhe vete Stalini ishte ne funeralin e tij. Pretendohet se eshte vrare dhe Genrikh Jagoda, shefi i policise sekrete gjate 1936-1938, ka bere nje deshmi me 1938, sipas te ciles, ishte dhene urdher per vrasjen e Gorkit. Sipas nje perfolje tjeter, thuhet se ai i kishte marre mjekimet ne doza me te medha, te paperballueshme per fizikun e tij. Megjithate, kur jane hapur arkivat e KGB-se me 1990, s'jane gjetur aspak evidenca per vrasjen e tij te qellimshme. Eshte perkthyer ne shqip qe heret, ndersa Nena e tij ka qarkulluar ne Levizjen Komuniste, qe ne kohen e pushtimit fashist. E ka perkthyer Dhimiter Pasko, Vedat Kokona, Sotir Caci etj.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika