PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Njeri, jo numer


E Diele, 29 Mars 2009

Nga Sandra Petersmann & Giovana Nanci

Dagwani Yimer, eshte njeri prej disa mijera te rinjve nga Afrika, qe e kane rrezikuar jeten per te mberritur ne Evrope. Ne dimrin e vitit 2005, studenti i juridikut ne moshen 27-vjecare e braktisi atdheun e tij, Etiopine. Dagwani Yimeri kaloi me veshtiresi nga Sudani per ne Libi, dhe ketu ra ne duart te tregtareve te njerezve. Ai u arrestua dhe u deportua nga policia libiane, dhe u la i braktisur ne shkretetire pa uje. Ai lufton me gjithe forcat e tij per t“u kthyer mbrapa, tek brigjet libiane, dhe prej aty ndermori udhetimin e rrezikshem me anije neper Mesdheun. Pas muajsh te dhimbshem, ne veren e vitit 2006, ai mberriti ne ishullin italian Lampeduza, ne jug te Sicilise. Tani, per here te pare, Dagwami Yimer eshte kthyer ne Lampeduza per t“ua treguar njerezve te ishullit nje film dokumentar, per eksodin e vazhdueshem nga Afrika.

Heshtja mbizoteron ne sallen e bashkise. Publiku shikon ekranin i mahnitur. Rreth 50 Lampedusane kane ardhur per te pare filmin dokumentar "Si nje njeri mbi toke". Protagonistet jane emigrante te rinj si Dagwani Yimer, qe e vene ne ekran migrimin e tyre. Ne shumicen e rasteve kjo zgjat me muaj, ndonjehere madje me vite.

Burra dhe gra te rinj tregojne se si ata u rrahen, u shfrytezuan, u arrestuan, u perdhunuan dhe u braktisen ne shkretetire. Ata paraqesin nen lotet, sesi kane qene te pafuqishem ndaj arbitraritetit te autoriteteve dhe te trafikanteve te njerezve.

Dagwami Yimer, nga Etiopia, e ka realizuar filmin dokumentar bashke me dy shoke regjisore italiane. Ai sot jeton ne Rome. Po ato dite te pakta qe kaloi ne Lampeduse, pas arratise se tij te suksesshme, nuk i ka harruar dot. "Ne ate kohe une mberrita i zbathur me nje anije. Tani jam kthyer me avion dhe i kam kepuce ne kembe. Nuk mund ta pershkruaj se si po ndihem. Une, kete film, e kam treguar tanime disa here ne Itali, por kurre nuk kam qene aq i prekur si tani ne Lampeduza".

Dagwani, te cilin te gjithe e therrasin vetem Dag, ishte 27-vjecar kur vendosi ta braktiste Etiopine. "Une ika sepse nuk kisha asnje shprese. Nuk doja me te jetoja dhe te studjoja ne nje vend qe nuk njeh demokracine. Arratia ime eshte protesta ime politike kunder qeverise etiopiane". Edhe filmi ka te beje me protesten. Ai akuzon se pari Libine, dhe pastaj vendet evropiane qe preokupohen, qe Libia te jete stacioni i fundit te arratise. "Faza me e veshtire per mua ka qene deportimi ne kontejner. Keshtu qeveria libiane te con ne Sahara drejt Sudanit, me kamione-kontejnere te mbyllur. Atje te braktisin, pa uje, pa asnje respekt per dinjitetin tend njerezor, si nje kafshe".

Dag ka perjetuar kontejnerin, shkretetiren dhe Mesdheun. Numri i njerezve qe e paguajne kete odise me jeten, eshte i paqarte. Per cdo refugjat qe ia del, ka tre qe deshtojne, llogarisin ekspertet. "Une nuk mund t“i them te tjereve qe duan te arratisen qe nuk duhet ta bejne kete. Por une ndihem moralisht i detyruar t“ua tregoj atyre realitetin. Se perndryshe te gjithe besojne: ai ia doli. Cfare mundet ai, mundem edhe une".

Italia. Evropa. Endrra e tokes se premtuar. Po realiteti eshte ndryshme: "Duhet te punosh shume qe ta fitosh respektin e te tjereve. Ia nis nga zeroja. Nese nuk lufton, mbetesh nje numer. Nje emigrant. Nje zezak. Vetem nje numer pra. Ashtu e kam njohur une Italine dhe Evropen. Nuk je i mireseardhur". Sot Dagwani nga Etiopia eshte 31-vjecar. Ai ndihmon ne Rome emigrantet e tjere dhe xhiron filma mbi fatin e tyre. Ai eshte i dashuruar me Elenen. "Jeta eshte edhe per evropianet jo e lehte. Por une ia kaloj mire dhe jam i lumtur qe jetoj me gruan qe dashuroj. Dhe nese dikush me pyet nese ajo eshte italiane, atehere une nuk i pergjigjem. Sepse une e kam takuar gruan dhe jo italianen".

DW



Dokumentari

"Si nje njeri ne toke",- dokumentari i ka emocionuar spektatoret ne Lampeduza. Avokatja Paola La Rosa e ka organizuar shfaqjen ne qendren e bashkise. Paola vjen nga Palermo dhe jeton prej 10 vjetesh mbi ishullin e vockel te Mesdheut, ne te cilen, vetem ne vitin e kaluar, kane ardhur rreth 32 mije emigrante. "Une i kam pare per 10 vite keto fytyra, keto fytyra te zeza, kur ishin perballe meje ne autobus. Kur mberrinin anijet. Por kurre nuk kam folur me ta".



Larg emigranteve

Lampedusa ka rreth 6 mije banore. Pothuajse askush nuk ka kontakte me emigrantet, te cilet jetojne ne kampe te izoluara, para se te largohen nga ishulli. Porsa mori vesh per filmin, Paola La Rosa u interesua: "Desha te njihja Dag-in. Desha ta takoja, te shikoja fytyren dhe syte te tij. Desha te degjoja zerin e tij dhe historite qe i tregonte. Ai eshte nje njeri dhe jo nje numer".






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika