 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Programi i Tv Klan, "Njerez te humbur", gjen ne Itali Lavdie Sinanin, pas afro dy dekadash
E Diele, 29 Mars 2009
Per 18 vjet e zhdukur, gjendet
Teleshikuesve te emisionit "Njerez te Humbur" kjo e premte dhe oret e para te dites se djeshme (e shtune), ne TV Klan iu dhuroi nje mbremje dinamike, te ngjeshur me kerkime direkte dhe me deshmi te shumta. Gjetja e radhes per kete nate ishte ajo e Lavdie Sinanit. E zbuluar ne shtetin italian, nje telefonate ne transmetim direkt nepermjet se ciles beri te degjohej zeri i munguar prej 18 vitesh, i Lavdie Sinanit.
Ne studion e emisionit "Njerez te Humbur" ndodhej babai i saj, i cili qe ne vitin 1991 date qe shenon largimin e saj nuk do te humbiste shpresat se nje dite vete Lavdie do te behej e gjalle. Por sa i gezuar qe degjoi prej kaq vitesh zerin e vajzes aq dhe i trishtuar per "humbjen" e vajzes. Lavdija, ne lidhjen direkte, publikisht pohoi se nuk donte te vazhdonte te kishte lidhje me pjesen tjeter te familjes ne Shqiperi. Nje bisede aq e deshiruar por dhe ne te njejten kohe, nje telefonate qe theu zemren e te atit. Por cfare mund te kete ndodhur gjate asaj kohe, nje ftohje me familjen, me prinderit, vellezerit e saj, apo thjesht nje inat i vjeter prej se ciles ende nuk eshte liruar pergjithmone. Gjithsesi shpresat jane se kjo telefonate e cila theu heshtjen e ketyre viteve te ndergjegjesoje Lavdijen duke bere te mundur qe zilet e telefonit ne shtepine Sinani, te mos pushojne per asnje cast.
Tragjedia e nje nene, prapa hekurave ne kerkim te djalit te humbur
Brenda qelise, ne kerkim te Samuelit
Nje leter e postuar ne drejtim te emisionit "Njerez te Humbur" e shkruar nga dora e nje nene e cila do te tregonte historine e jetes se saj, me shprese se lutjet dhe deshira e saj do te binin ne vesh te ketij emisioni. Nje rast ndryshe nga te tjerat, nje grua jeta e se ciles kufizohet brenda qelise se nje burgu, drejtohet per ndihme per te rene ne kontakt me djalin e saj tashme 15 vjec per te cilin nuk di me asgje prej 11 vjetesh, Samuel Subashi. Pikerisht per te realizuar endrren e saj, stafi i emisionit "Njerez te Humbur" per here te pare ben nje lidhje direkte nga burgu 325 i grave ne qytetin e Tiranes.
Por cfare ka ndodhur me djalin e Elvires dhe me jeten e saj?
Elvira nga martesa e pare e saj me Nikolinin lindin me 9 qershor te vitit 1994 Samuelin. Pas disa kohesh bashkeshorti i Elvires largohet nga jeta. Ne kushte te veshtira per te perballuar jeten e vetme dhe me nje djale te vogel ajo rimartohet serish. Qellimi ishte t'i siguronte djalit nje te ardhme normale, si gjithe femijet e tjere. Por konfliktet lindin me vone. Cast pas casti jetesa me burrin e dyte behet gjithnje me e veshtire pasi fillojne keqtrajtimet, dhunimet, si per te dhe per Samuelin. Per t'i dhene fund ketij realiteti mbytes, kesaj jetese "vrasese" ajo e gjendur perballe nje ngjarjeje shokuese ku luhej me vete jeten e djalit te saj, merr guximin dhe ben vrasjen makabre, per te cilen do te denohej me 25 vjet burg. Samuelin e vogel, aso kohe vetem 4 vjec e marrin nga dhe e dergojne ne shtepine e femijes ne Vlore. Pas interesimeve te saj ajo merr pergjigje se Samueli nuk ndodhej me ne Vlore, duke humbur keshtu kontaktet me djalin. Menjehere stafi i emisionit fillon kerkimet per te gjetur Samuel Subashin. Dyshimet e para bejne fjale per nje biresim te mundshem te tij, per te cilin ende po punohet. Informacione te shumta deshmojne se qyteti ku djali i vogel mendohet se eshte biresuar eshte Berati. Por duke shpresuar se shume shpejt mund t'i plotesohet deshira e kesaj gruaje e cila e ndodhur pas hekurave qe fati e denoi e ndjen veten te pafuqishme dhe te pashprese per te mbrojtur e per t'u bashkuar me ate qe eshte me e rendesishmja se vete jeta e saj.
Familja Ternova, ne kerkim te gjysmes se mbetur ne Ankara
Nje interes te vecante ne emisionin "Njerez te Humbur" u eshte kushtuar edhe historive perpara viteve '90. Ne jo pak raste shqiptare te ndryshem jane detyruar te lene atdheun, familjen e miqte per te jetuar te lire ne shtetet perendimore. Ne ate kohe kjo linte nje shije te hidhur dhe nje tymnaje te madhe prapa pasi familje te tera internoheshin e shtypeshin ne menyra cnjerezore. Per kete arsye familjet e te afermit ndaheshin ne shtete te ndryshme pa pasur mundesi te komunikojne per vite te tera ose kurre...
Ne kete kategori jane perfshire te gjitha ato raste (para viteve '90) ne te cilat njerezit jane ndare me njeri-tjetrin per shkak te kushteve historiko-politike apo deri tek ato me te mistershmet. Familjet shqiptare te cilat jane ndare ne dy pjese per shkak te lufterave ballkanike apo atyre boterore jane historite me te hasura ne kete kategori si p.sh.: nje familje shqiptare kerkon te gjeje pjesen tjeter te familjes ne Turqi me te cilet jane ndare. Kete fat do ta kishte dhe familja Ternova. Jakup Ternova drejtohet ne dyert e emisionin "Njerez te Humbur" per te gjetur pjesen tjeter te familjes amanet i lene nga babai i tij, Mustafai. Ne fillim te shekullit 20, familja Ternova zhvendosen nga Kosova per ne Bafer te Turqise. Me pas levizin ne Eskishehir dhe me pas ne Ankara. Nje pjese familjes ne kete zhvendoset ne Shqiperi. Keta te fundit e ruajne korrespondencen me pjesen tjeter ne Turqi deri ne vitin 1965. me pas nuk dine asgje tjeter vetem nje adrese "Hasanbeg Caibash ne Ankara". Megjithese kishin kaluar shume vite, teleshikues te ndryshem kane dhene ndihmesen e tyre per familje te cilat mbanin te njejtin mbiemer dhe qe shpresohet te jene pasardhes te fisit Ternova.
Latif Manxhuku rilidhet me gruan dhe femijet pas nje vit e gjysme
Nje familje e cila do te pushonte se ekzistuari ne janar te vitit 2008. Behet fjale per Latif Manxhukun, ku fati i tij, i Edlires bashkeshortes se tij dhe te tre femijeve te tyre ashtu si fati i shume shqiptareve do te lidhej ngushte me emigrimin dhe rruget e medha te Evropes. Atehere kur priste qe jeta e tij te hynte ne nje rrjedhe tjeter lumturie nga ardhja ne jete e femijes se trete fati i keq i klandestinit do t'i priste rrugen Latif Manxhukut. Ne mars te vitit 2000 Edlira do te largohej nga Tirana per ne Belgjike bashke me dy femijet e saj, atje e priste bashkeshorti Latifi. Deri ne vitin 2003 ata jetojne ne Belgjike, por me pas Latifi kapet nga policia belge, dhe denohet me dy vjet burg. Arsyeja sepse ishte pa dokumente, dhe gjate kesaj kohe Edlira shkonte dhe e takonte ne burg, me pas ate ne vitin 2005 e kthejne ne Shqiperi. Nderkohe Edlira niset drejt Norvegjise, duke vazhduar itinerarin drejt Gjermanise, ku sjell ne jeten femijen e saj te trete. Linja e telefonit qe bashkonte kilometrat dhe i sillte prane zerin e Edlires dhe boten e tre vogelusheve te tij, si e vetmja lidhje qe e mbante afer tyre, do te pritej ne nje dite te ftohte janari te vitit 2008.
Menjehere duke pare qe ne studion e emisionit "Njerez te Humbur" ndodhej Latifi i cili kishte ardhur qe te kerkonte femijet e tij, nje telefonate e cila do te ngjallte shpresat se me ne fund do t'i shikonte serish ata. Ne krahun tjeter te telefonit ndodhej Edlira, e cila pas nje viti e gjysme u be e gjalle, duke premtuar se shume shpejt Latifi do te mund te shikonte femijet e tij, duke i derguar foto te tyre. "Njerez te humbur", zgjidh keshtu nje tjeter histori te mbetur peng dhe risjell gezim ne nje tjeter familje shqiptare.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|