PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nderkallja ne dy kohe e Bales


E Diele, 29 Mars 2009

Gazetar dhe publicist, tash autor i nje libri. Agron Bala kundrimin e kahershem e shperfaq, si agu horizontin e djersitur nga vesa. Qasja, e te cilit tejshkon kohet, sic ceket edhe ne pagzimin e libert, vjen e beh ne te tashmen. Nje kumt i orendisur nepermjet nje narrative te kapluar estetikisht dhe te shtrire ne plotenine e te gjithe dimesionet etike-estetike. I yshtun nga nje "amanet" dhe i perkundun ne nje pervoje te gjate gazetarie, Bala, guxon pa droje me i thane hapur, gjanat, deri dje te kycuna ne vetedijen dhe ndergjegjen e tij, e qe tash shperthejne si nje deshmi, dhe si nje apel.

Ngjarja dhe personazhet parakalojne para retines se lexuesit si fantazmat ne nje nate t'shumish. E nder ta ne gjejme shembellimin e njerezve te dashtun, me tansine e tyne, deri tek rrefimtorja ngjethese e murtajes komuniste. Bala, ne kohe dhe ne horizon orvatet qe nepermjet personazhesh te godase me furine e vetedijes, ate qe kerkon qe duke ndjekun frymen, te nderkalle rrezatimin dritues. Filli i holle i dy koheve e pershkon duke na fotografu me gjithseckane e vet nji kohe. Kohe qe sa nisim me rrezu ne honin e harreses, kacarritet e na perballet, tash ndoshta jo me egersine dhe makuterine prej amoku, por gjithsesi dritheruese dhe e shemtuar. Ndoshta ky hop i autorit, don me thane. Kishte mujtun ai me kohe e me vakth me ia ba te ditun publikut shqiptar nje rrefimtore te kjarte dhe nje frymezim te rrezitun. Por ai vendos dhe thote sot. Po tash duhet. E shkuara dhe e sotmja vijne nepermjet episodesh, tipash dhe karakteresh te gjithellojshem. Nje kumt ne kete tablo e shton larmine dhe tematiken, ngjyrat shkojne e vijne me tonalitetet qe shprehen sa ne portretin e pervujtun te te denuarit, ashtu edhe ne profilin e vizatur me kujdes nga autori te gardianes se burgut. E megjithate gjanat qe kishte per t'i thane, nuk hezitoi t'i thoshte, duke permbush kriterin e rrefimtarise dhe deshifrimit te tipareve qe konturuan profilet e te teres se dy koheve ne nje liber. Albert Vataj




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika