PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Dy kohe te nje jete

Dy kohe te nje jete


E Diele, 29 Mars 2009

Interviste me gazetarin e publicistin e njohur, Agron Bala. Flet per romanin e tij "Jete ne dy Kohe", i cili sapo ka pare driten e botimit. Bala rrefen pse e shkroi kete liber te pare dhe pse nuk do te jete i fundit

Gazetari i njohur Agron Bala, pedagog ne UT dhe drejtues i emisionit "7 x 7" ne TVSH, ne nje interviste lidhur me promovimin e romanit te tij, "Jete ne dy kohe", zbulon te vertetet e librit qe eshte i pari, por sikunder thekson nuk do te jete i fundit. Bala flet edhe per kohen e diktatures komuniste, duke thene se ajo eshte nje kohe e tmerrshme per ne shqiptaret, duke evidentuar dhe faktin se ishte "nje kohe e arte, per letersine qe i kushtohet asaj".

Ju njiheni si gazetar dhe publicist, por jo si shkrimtar. Perse u kujtuat kaq "vone" per te shkruar letersi?

Ne fakt, nisur nga botimi i romanit "Jete ne dy Kohe", ju keni te drejte ta shtroni kete pyetje. Por, une kam filluar te shkruaj dhe te botoj tregime perpara se te isha gazetar, pra qekur isha student i Letersise. Ne kete kuptim, marredheniet e mija me letersine kane qene te perhershme. Ne vitin e fundit te fakultetit, pata grumbulluar tregimet e mija ne nje liber, i cili nuk e pa driten e botimit, sepse njeri nga recensentet pati vleresuar "gabime te theksuara ideologjike" ne ate vellim. Meqe nuk kisha asnje deshire te perfundoja ne "burgun e vogel te burgut te madh", sic shprehet nje personazh i romanit tim, une mendova se ishte me mire te mos merresha fare me letersi. Por nderkohe qe mendoja une ta lija letersine, nuk me la letersia mua. Gjetem se bashku kompromisin : vazhdova te shkruaj, por jo te botoj. Por ne pergjithesi kurre nuk eshte vone per te shkruar, nese ke dicka per te thene, per te kumtuar! Per me teper, kur behet fjale per prozen, mendoj se shkrimtari duhet te kete nje akumulim te madh, nje eksperience po aq te madhe perpara se te kape lapsin ne dore. Ndaj mund ta quaj moshen time saktesisht moshe te prozes!

Romani "Jete ne dy kohe" eshte shkruar mbi bazen e ndonje ngjarjeje te vertete apo eshte produkt teresisht i fantazise? Dhe per me teper, ky roman eshte shkruar ne vite apo kohet e fundit.

Ne lidhje me pjesen e dyte te pyetjes, me duhet t'ju sqaroj se romani "Jete ne dy Kohe" nuk eshte marre nga "arkivi" i krijimtarise sime, por eshte shkruar brenda nje muaji, ne fundvitin e kaluar. Sa i perket romanit, ai eshte nje gershetim i te dyjave, pra ngjarjeve reale por edhe fantazise. Personazhi kryesor i romanit, Martini, i ngjason besoj disa bashkestudenteve te mi, bij te udheheqesve me te larte te kohes qe perfunduan si "armiq" dhe moren me vete ne fatkeqesi edhe bijte e tyre. Me keto "ngjarje" eshte mbarsur edhe romani. Por gjithcka tjeter eshte fantazi. Mendoj se letersia eshte shume me e madhe se nje ngjarje apo nje personazh. Ndaj, nje ngjarje sado e madhe te jete, ne vetvete, nuk mund te perbeje letersi, pa fantazine qe i jep asaj dimensionin e vepres letrare.

Perse i keni vendosur ngjarjet mes dy periudhave krejt te ndryshme, diktatures dhe demokracise?

Thuhet se nese do te zbulosh karakteret e njerezve vendosi ata ne situata te veshtira, ne momente permbysjesh apo lufterash. Ndryshimi i sistemeve ne Shqiperi ka percaktuar shume fate njerezish, ka vendosur raporte te reja shoqerore, politike, ekonomike etj. Ngjarjet ne roman ndodhin diku nga fillimi i viteve '80 dhe epilogu i tyre eshte fillimi i vitit 1991. Duke qene nje kohe e veshtire, plot konflikte dhe ndryshime, koha i ka dhene personazheve te tij edhe mundesine te zbulohen perpara lexuesve.

Duke lexuar romanin, shohim se keni dy personazhe kryesore tek "Jete ne dy kohe", Martinin dhe Diellen. Cfare keni dashur qe ata perfaqesojne ata ne vepren tuaj?

Jua thashe pak me siper se Martini, personazhi kryesor, ka marre disa nga karakteristikat e brezit qe i perket, por edhe te disa personazheve reale te kohes. Ndersa Diella eshte nje gardiane burgu, e cila megjithese eshte ne qender te se keqes, shperndan dashuri. Jane dy bote krejtesisht te largeta nga njera-tjetra, por qe jeta i ka bashkuar per te bere nje cope rruge ne jete. Koha qe kemi kaluar ka qene e programuar qe ne lindje te njeriut e deri ne vdekjen e tij. Por nganjehere "rastesite" i kane devijuar fatet e njerezve dhe i kane detyruar ata te ecin jashte skenarit te kohes. Pa zbuluar ndonje te fshehte te romanit, mund t'ju them se historia e tyre eshte shume tragjike. Me te dy jeta eshte treguar e pameshirshme. Nese do te shihni me vemendje kopertinen e librit, te punuar mrekullisht bukur nga Gezim Tafa, qe eshte edhe botuesi i tij (Ombra gvg), fytyra dhe trupi i personazhit eshte e mbuluar me nje cohe (maske) te kuqe dhe gri. Pra te tjere njerez kemi qene dhe te tjere jemi shfaqur. Romani lot pikerisht ne kete raport jete/maske. Eshte dashur shume kohe per te ndare njeriun nga maska e tij, e cila vazhdon te shfaqet edhe sot e gjithe diten ne jeten e shqiptareve.

Ju beni nje pershkrim goxha mbreselenes te romanit. Ndaj mund te shtrohet pyetja: A mund te bashkejetoje gazetari me shkrimtarin?

Une mendoj se gazetari mund te bashkejetoje fare mire me shkrimtarin. Pervoja boterore flet per shume raste ku gazetare te shquar jane njekohesisht edhe shkrimtare te shquar. Jane dy profesione qe jane afer njeri-tjetrit dhe ndihmojne njeri-tjetrin. Te dy kane ne qender njeriun dhe boten e tij. Ne kete kuptim ato bashkejetojne shume mire. Per sa me perket mua, preferoj shprehjen "edhe... edhe" dhe jo ate "ose... ose". Kjo do te thote se do te vazhdoj te bej gazetari dhe te shkruaj letersi. Uroj qe shume kolege te mi ta marrin guximin per te shkruar letersi. Gazetaret i sjellin letersise jeten, personazhet, problemet, pra "buken", me te cilen merret ajo.

Nje pyetje te fundit. Shume kritike, thone se letersia shqipe nuk ka pasur vepra te denja pas viteve '90, ne lidhje me vitet e erreta pas Luftes se Dyte Boterore. Cili eshte mendimi juaj, pse ndodh kjo?

Letersia nuk eshte gazetari. Gazetaria i pergjigjet flake per flake kohes. Kemi pasur monografi, dokumentare, portrete, etj., qe i jane kushtuar asaj kohe, qe e kane ndricuar nga kjo pikepamje ate sistem. Nderkohe qe letersia kerkon nje distance me te gjate kohore per t'iu kushtuar asaj periudhe. Por duhet te shtoj menjehere qe edhe letersia ka filluar te zgjohet dhe te vendose ne qender te saj ate epoke me konfliktet e saj. Nuk duhet ngaterruar proza e memuareve me letersine. E them kete sepse shume njerez po marrin kurajen te shkruajne.

Mendoj se ajo eshte nje kohe e tmerrshme per ne shqiptaret, por nje kohe e arte, per letersine qe i kushtohet asaj.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika