Pascal Gallet ne Tirane
E Premte, 27 Mars 2009
"Camerata e Tiranes" vazhdon te mbaje fjalen. Pas interpretimit te shkelqyer te pak koheve me pare te instrumentisteve te huaj, tashme eshte radha e nje tjetri instrumentisti te njohur. Ai do te jete diten e hene me 30 mars ne Akademine e Arteve. Quhet Pascal Gallet dhe eshte nje nga pianistet me te njohur te ketij vendi.
Pianisti francez Pascal Gallet vjen ne kete koncert me orkestren e dhomes se kryeqytetit, te dirigjuar nga mjeshtri Zhani Ciko. Jo me kot, "Camerata e Tiranes" ka preferuar te ftoje nje pianist. Ai, sipas organizatoreve, i pershtatet me se miri sezonit pranveror, persa i perket temperamentit te tij artistik. Repertori i tij, qe do te vije per Gallet vjen per publikun shqiptar me pjese nga Frederic Chopin; me kompozitorin e njohur francez Oliver Messiaen dhe Leo Janácek. Pjeset e repertorit jane: "Nokturn ne Do Minor" , "Scerzo nr 1" dhe "Koncert per piano dhe orkester" nga Chopin, "Puthja e Femijes Jezus" Messiaen dhe "Suite per orkester harqesh" nga Janácek jane pjeset e programit te kesaj mbremjeje.
Duhet te sqarojme se pianisti francez eshte nderuar me cmime te ndryshme ne konkurset nderkombetare, ka qene pjese e orkestrave franceze dhe atyre nderkombetare. Ne CV-ne e tij rrefehet se ka performuar ne koncerte te arenave te njohura si Gaveau, Teatri Châtelet, ne Operen e Lionit dhe me muzikante te njohur franceze duke perfshire Patrice Fontanarosa, Francois René Duchâble, Marie Annick Nikolas, Alain Meunier, Francois Sauzeau, Benoît Fromanger, Eric Aubier. Ka terhequr vemendjen e Francois René Duchâble me te cilin ka performuar koncertin e plote te Bach-ut per dy, tre dhe kater piano, luajtur ne Malin e Bardhe. Repertori i Pascal Gallet numeron disa punime moderne te tilla si: Nocturne IV nga Thierry Pecou, "Post Card" nga Henri Fourrés dhe "Fieber-Fantaisie" nga Jork Widmann. Duhet te sqarojme se ne mbremjen e 30 marsit, ai eshte ftuar nga shoqata franko-shqiptare "Artema" per te interpretuar me "Cameraten e Tiranes".
Botime
Regjimi i vjeter dhe revolucioni
Skeda
Autor: Alexis de Tocqueville
Gjinia: Filozofi
Shtepia botuese: Dita 2000
Perktheu: Severina Pasha
Numri i faqeve: 316
Cmimi: 500 leke
Regjimi i vjeter dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasiket e fushes si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e ligjeve e Montesquieu-se, sepse vepres i jep vleren e paperseritshme "mpleksja e historise se mirefillte me filozofine historike" ky eshte qellimi dhe metoda e vepres e percaktuar nga autori vete.
Vepra tjeter e shquar e tij "Demokracia ne Amerike" mbetet nje prej kritikave me te mira te demokracise dhe evidenton problematikat e bashkejeteses se saj me lirine ne shoqerite moderne; Tocqueville-i paralajmeron se prej barazise, mund te linde nje tirani masash dhe prej ketej ai thekson nevojen e ndertimit te nje sere institucioneve demokratike, e rolin e virtytit qytetar ne demokraci.
Alexis de Tocqueville, historian e politolog francez eshte perfaqesues i rendesishem i tradites se liberalizmit klasik. Si politikan ai e vuri te gjithe karrieren e tij politike, ne sherbim e mbrojtje te pakompromis te idese se lirise: shfuqizimit te skllaverise, tregtise se lire, lirise se arsimimit dhe te besimit.