Letersia e te denuarve, a perben nje lloj fenomeni?
E Premte, 27 Mars 2009
Nga Ben Andoni
Ka hequr shume per te shkruar At Zef Pellumbi, kujtimet e tij. Jo vetem denimi, por dhe nje proces i tere botimi. Te mbetet gjate ne mendje "Ridenimi" i Fatos Lubonjes. Romani i Ngjeles apo kujtimet dhe subjektet e te ndjerit Pjeter Arbnori, jane po aq terheqese. Jo njesoj shume te tjere, qe vine nga e njejta shtrese. Shume syresh nuk e kane arritur apo kuptuar kurre domethenien e vertete te kesaj lloj publicistike, ku perzihet natyrshem ditari, rrefimi, publicistika, analiza dhe me pak fiksheni. Tek shume individe te mbysin panegjirizmat dhe rrefimet e fryra per gjendje, qe s'i perkasin fare ketij realiteti. Krejt ndryshe, se fundi, nga publicisti dhe artisti, Leke Tasi ka ardhur nje botim i ri per persekucionin, qe te shfaqet si nje arritje ne kete lloj publicistike, ku nderthuret natyrshem ditari, histori te ndryshme dhe rrefime. Nderkohe, qe ne shtyp jane duke u pergatitur edhe disa libra te tjere, qe me shume se me temen e persekucionit metojne te tregojne realitetin e nje kohe, qe eshte me mire te mos kujtohet. Autoret, qe jane ne proces, kane siguruar se vec periudhes se denimit te tyre- te shpalosin dhe idete e tyre, formimin, por me shume perceptimin e tyre filozofik dhe letrar te realitetit te ashper shqiptar.
Cuditerisht ka nje fill lidhes ne ate te ashtuquajturen publicistike e mire e tyre dhe qe eshte percjelle kendshem nga publiku. At Zef Pellumbi, Fatos Lubonja, Pjeter Arbnori e pak te tjere dhe se fundi edhe Leke Tasi, nuk kane mllefe. Kane vuajtur dhe shok ne kete persekucion kane vetem veten e tyre. Nuk jane perkulur. Nuk te lodhin me frazat e fryra. Me shume akoma, nuk dine te ofendojne. Edhe persekutoret e tyre. Ata, thjesht i stigmatizojne duke i pershkruar thjeshte. Tek, "Ridenimi" edhe pse autorin e pret nje denim i dyte, nuk ka urrejtje. Flet me nje respekt per te denuarit e tjere dhe indirekt ke dhe nje adhurim te perkore per ta. Por, ne vendin e tij, shume syresh e kane shfrytezuar per te rrefyer vetemohimin dhe lavdine boshe. Lubonja, me nje qartesi te admirueshme, tregon njeriun perballe tortures dhe perpjekjes per c'humanizuar. At Zefi tregon te gjithe mekanizmin e tmerrit, por na le edhe nje deshmi, qe mbetet e lavderueshme per sensin e saj te pershkrimit dhe gjeografine historike te personazheve te perfshira. Njesoj, Arbnori. Kurse, Leke Tasi se fundi, gati me nje poetizem te ndjere rrefen kete vuajtje, por duke e dashur edhe ate njeriun e thjeshte naiv, me te cilin ndan tash e tutje jeten. Ky lloj shkrimi arrin dhe ne ate vuajtje te bej letersi. Te tregoje metamorfozen e njeriut, me mjete te kursyera dhe shpesh dhe shume te arrira profesionalisht. Te gjej bardhe e zite e personazheve etj.
Nje letersi e tille ka kohe qe qendron neper sirtaret e mendjes te shume personazheve dhe pret te c'kycet. Ndoshta, eshte nje leme ku duhej te perqendrohej vemendja e kritikes dhe e medies ne kete lloj letersie, ku gjenden vec deshmive dhe shume vecori artistike te pershkrimit apo portretizimit te personazheve te ndryshme. Ne kohen tone duke e lene menjane kete dhe duke mos e vleresuar ashtu si duhet, kane zene vend dhe panegjirizma apo shkrime te njerezve me pervoje shume te paket. Gje, e cila ka mbjelle pak jo besueshmeri. Ne fakt, perfaqesuesit e kesaj lloj letersie, jane ende te afte per te shkruar dhe per te na rrefyer. Keshtu qe, kujtimet dhe ndjesite e mira, te kesaj letersie, te ben te mendosh se ia vlen. Eshte nje leme i ri per kritiken dhe ia vlen te hulumtoje. B.an