PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Xhoni Athanasi, nje "Skenderbe" i vleresuar pak


E Enjte, 26 Mars 2009

Nje grup miqsh, artiste te Teatrit te Operes dhe Baletit, kujtuan dje Xhoni Athanasin, tenorin shqiptar qe jeton prej 14 vitesh ne SHBA dhe qe identifikohet me rolin e Skenderbeut. Te pranishmit qe folen per kujtimet e tyre me Athanasin, ishin mbledhur me rastin e promovimit te librit "Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti...", i shkruar nga nipi i tij, Anxhelo Xhacka. I lindur ne Amerike, Xhoni ne moshen 2-vjecare u transferua familjarisht ne Korce, ndersa studimet per kanto i kreu ne ish-Bashkimin Sovjetik. Ai nuk mundi te ishte i pranishem ne ceremoni, per shkak te problemeve me shendetin, por sipas nipit te tij, Xhackes, ai ndodhej aty me shpirt e zemer. "Xhoni nuk eshte vleresuar sa duhet, per shkak se kishte nenshtetesi amerikane, i ati ishte prift, e nderkaq nuk preferoi te kendonte shume per partine", tha Anxhelo Xhacka. Xhoni, tanime 84-vjecar, ka interpretuar te gjitha veprat e Verdit. Po keshtu, ne te gjitha operat shqiptare, ai ka pasur role kryesore. Qe nga opera e pare, "Mrika", "Pranvera", "Lulja e Kujtimit", e deri te "Skenderbeu", opera e fundit shqiptare, Xhoni ka pasur rolin kryesor. Aktiviteti i tij artistik eshte shkeputur vetem dy vite me pare, ne Boston ne Amerikes, pasi me heret ai ka zhvilluar karrieren e tij ne SHBA.

Thane per Xhoni Athanasin

Zhani Ciko, drejtori i TOB-it

"Ai eshte nje nga tiparet njerezore me te cmuara te institucionit tone. Xhoni ka ardhur heret ne skenen artistike, si nje djale i talentuar dhe virtuoz, gje qe e manifestoi me punen e tij. Pjeset qe ai zgjidhte per te marre persiper, ishin ato qe i shkonin per shtat nga ana interpretative, pasi ai ishte vertet i rafinuar. Xhoni bente pjese ne nje brez mbi te cilin renduan shume padrejtesi, qe nga nxjerrja me brutalitet ne pension etj. Ndarja me te, ne kohen qe ai u nis drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ishte sportive, sikurse ishte sportiv edhe ai vete. Dua te theksoj se ne kete liber, e verteta historike ndeshet me tregimin objektiv".

Agim Duro, nxenes i Xhoni Athanasit

"Eshte pozitive qe nderojme artistet, ndersa ata jane ende gjalle, pasi zakonisht ndodh qe ata nderohen pas vdekjes. Ai ishte tejet pasionat dhe na bente me ate menyren e tij te vecante, qe ta donim lenden e kantos. Karakteristike e tij ishte se ai te sillte ne gjendje humori".

Avni Mula, koleg i Xhoni Athanas

"Ia vlen te kujtosh nje shok 50-vjecar. Edhe ne operen time ai ka bere nje rol te shkelqyer me rolin e Skenderbeut, me te cilin ka spikatur".

"Daja per pak pesoi hemorragji cerebrale, nga emocionet"

Si lindi ideja per te shkruar nje liber per Xhoni Athanasin, dajen tuaj?

Burimi kryesor ka qene vete Xhoni. Gjate ketyre viteve te fundit une kam qene shume afer tij, kemi qendruar bashke vazhdimisht. Nje dite mendova te beja nje shkrim me rastin e 80-vjetorit te ditelindjes se tij. Ate une e njoh shume edhe nga afer, duke qene se jam edhe nipi i tij, dhe gjate procesit te marrjes se informacioneve mbi kete shkrim zbulova detaje shume interesante qe me ngacmuan kureshtjen te dija edhe me tej, si gazetar qe jam. Pasi fillova te grumbulloj keto materiale dhe kujtime te tij, mendova qe te bej nje liber te plote me to. Mendova pikerisht tani ta botoj kete liber per arsye qe t'i bej nje lloj nderimi tani, sa eshte ende i gjalle. Eshte nje karriere kaq e pasur dhe kaq e gjalle, saqe do ta quaja nje mekat nese do ta lija pa e permendur ne nje liber. Kjo eshte ajo qe me nxiti me se shumti. Vitin e kaluar jam ulur ta shkruaj, ndersa qe para dy vjetesh jam marr vetem me Xhonin, koleget e tij, shfletova shtypin, arkivat, etj.



Me cfare aktiviteti merret Xhoni Athanas ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes?

Keto dy vitet e fundit, Xhoni e ka nderprere karrieren. Ai ka tashme 14 vjet ne Amerike, ndersa deri para dy vjetesh, ai ishte artistik. Kur shkoi ne SHBA, ai e konsideroi te mbyllur aktivitetin e tij artistik, e para per shkak te moshes dhe e dyta, per shkak te ambientit te panjohur amerikan. Rastesia beri qe ai te takohej me nje ruse dhe duke komunikuar rusisht me njeri-tjetrin, Xhoni zbuloi se kishte te bente me nje artiste ruse, e cila e ftoi me nje grup rus, pasi ruset jane shume te lidhur me njeri-tjetrin, zhvillojne shume aktivitet dhe kane qendra kulturore shume te fuqishme ne Boston. Kur ftuan Xhonin dhe njerezit pane qe ai ishte pikerisht Xhoni Athanasi, mjaft i njohur ne Moske, ku artistet tane kane pasur nje karriere te shkelqyer qe ne tani nuk e njohim, e ftuan ate menjehere ne grupin e tyre, ku filloi te jepte koncerte ne salla me 150-200 persona. Gradualisht, duke u ekspozuar si artist qe ruante freskine e zerit, Xhonin nisen ta ftonin neper aktivitete me te medha, gjithmone sa i perket muzikes lirike. Ai nisi te kendoje ne italisht dhe kryesisht ne rusisht, shqip vetem per komunitetin shqiptar. E theksoj kete sepse edhe ne Amerike, ai ka performuar para nje publiku joshqiptar. Eshte ftuar nga trupa italiane gjithashtu, qe i kane dhene nje pjese per te interpretuar, duke e mbajtur keshtu veten gjithmone ne aktivitet.





Po per komunitetin shqiptar, cfare muzike kendonte Xhoni Athanas, pasi e shohim ne nje foto me kostum popullor?

Ka kenduar arien e Skenderbeut, edhe kenge popullore, pasi ai ishte i pranishem pothuajse ne te gjitha evenimentet qe organizonte komuniteti shqiptar. Me kengen popullore, serenata e romanca, eshte prezantuar para shqiptareve, ndersa arien dhe pjese te tjera i ka kenduar ne trupa me te specializuara, ku kendojne edhe soprano e tenore te tjere, artiste te ndryshem te mbledhur ne SHBA.



Ai identifikohet kryesisht me rolin e Skenderbeut. Cilat jane disa pjese te tjera tipike qe ka interpretuar Xhoni?

Ai eshte kthyer nga Moska ne vitin 1957, atehere ka pasur nje armate te vogel artistesh. Brezi i ri qe iu shtua Teatrit te Operes dhe qe ishin me te miret e asaj kohe, kane qene 5-shja qe erdhi nga Bashkimi Sovjetik, Xhoni Athanasi, Ibrahim Tukici, Luke Kacja, Avni Mula dhe Mentor Xhemali, te cilet iu bashkengjiten trupes qe ishte ketu. Jo te gjithe paten fatin qe te shkonin per studime jashte vendit ne ate kohe, sepse ka pasur edhe artiste te tjere qe mund te kishin nje karriere me te shkelqyer, nese do u ishte dhene kjo mundesi. Ne periudhen nga viti '57 deri ne vitin 1966, qe viheshin ne skene veprat e huaja, te cilat me pas, pervec Traviates u hoqen nga skena, Xhoni ka interpretuar te gjitha veprat e Verdit. Po keshtu, ne te gjitha operat shqiptare, ai ka pasur role kryesore. Qe nga opera e pare, "Mrika", "Pranvera", "Lulja e Kujtimit", e deri te 'Skenderbeu", opera e fundit shqiptare, Xhoni ka pasur rolin kryesor.



Cfare keni lene pa hedhur ne liber, sa i perket jetes dhe aktivitetit te Xhonit?

Kam lene disa gjera ne fakt pa thene, sepse libri mund te shkonte shume i gjate. Ka pjese nga kujtimet apo humori i Xhonit, sepse libri eshte i ndare ne disa kapituj. Mendoj se kam thene me kryesoret, por ne fund fare me ka ardhur keq per disa gjera qe i kam lene jashte.



Mendoni se daja juaj eshte vleresuar sa duhet, per pasionin dhe punen qe i ka dhene publikut?

Artistet meritojne me shume se kaq. Nuk mendoj se une i bej nje nder Xhonit duke shkruar nje liber, nese dal jashte kornizave e i ben elozhe rolit te tij, atehere mund te quhet nder. Xhoni eshte me pak i vleresuar se te tjeret, ne raport me ate qe i ka dhene Teatrit te Operes dhe Baletit. Kane qene shume faktore, e para ai ka lindur ne Amerike, ishte amerikan, i ati i tij ishte prift, nuk ka kenduar shume per partine, ka qene vetem i skenes, ndaj dhe nuk ka marre meritat qe duhet, eshte mjaftuar me nje "Artist i Merituar".



Po ne demokraci, si ishte raporti me meritat?

Xhoni ne demokraci nuk kendoi ne skene. Ai u paraqit vetem si regjisor, rivuri ne skene disa vepra qe ishin ndaluar pas vitit 1967.



Si e justifikoi Xhoni Athanas, mungesen e tij ne Shqiperi, per kete rast te vecante?

Kur une gjeta, ose zbulova disa kenge te Xhonit, te incizuara shume heret ne Radio Tirana, dhe ia cova per t'i degjuar, ai u emocionua aq shume, saqe pesoi nje tronditje qe per pak kaloi ne hemorragji cerebrale. Ai nuk e perballoi dot ngarkesen. Ai nuk e mban dot ngarkesen, edhe pse eshte ne gjendje per te ardhur ne Shqiperi, madje eshte ne gjendje shendetesore shume me te mire se disa nga bashkemoshataret e tij, por ne i trembeshim kesaj ngarkese emocionale. Ne nuk donim ta perballnim me te.



Kur ka qene per here te fundit ne Shqiperi?

Hera e fundit qe ai ka shkelur ketu, besoj se ka qene para 10 vjetesh.



A mban ai kontakte me artistet ketu, me miqte e tij?

Patjeter qe mban kontakte, sepse nga Amerika eshte me e lehte te flasesh ne telefon, sesa ketu te ne, ku jane tarifat me te shtrenjta.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika