"Grabjani rreze kodrave"
E Marte, 24 Mars 2009
Se fundi per lexuesit shqiptare dhe nje liber i nje ish-te denuari. Intelektuali i njohur Leke Tasi, synon qe me ane te skenave, personazheve dhe historite nga fshati i tij i internimit, te tregoje nje realitet ndryshe te Shqiperise. Petro Zheji, qe ka shkruar parathenien, mund te quhet si nje nga kumbaret e librit.
Ke pak frike, kur lexon shkrimet e te perndjekurve shqiptare. Kjo per shkak te bemave dhe trimerirave, shpesh hipotetike. Nje gje te tille, e ka pasur ne mendje, kur ka botuar Leke Tasi, nje intelektual fisnik dhe me 'pak goje'. "Grabjani rreze kodrave", qe sic thote autori, eshte ndikuar pak ne shkrimin e tij pas nje 'yshtje' te intelektualit tjeter te njohur te letrave shqipe, Petro Zheji-synon dhe ia ka dale me sukses, ne nje hapesire tjeter: Te tregoje pa e ekzagjeruar. Atje ku jetohej dhe ku mendohej per mbijetesen. Permes nje ditari kronologjik dhe nderthurjes me skena, personazhe dhe historia, libri shkon me tutje. Ai ben ate, qe para tij e ka bere vetem "Ridenimi", te tregoje dinjitetin e te treteve. Leke Tasi, nuk ka nevoje te flase per veten, ndersa njohja e piktures, ndjeshmeria e mprehur prej muzikes dhe leximet, shtuar me traditen patriotike familjare, ngrene koke kudo. Ketu Leke Tasi "fshihet". Nuk do te flase ai. Flet Tefta, nje nga pershkrimet me te bukura te dinjitetit njerezor, qe edhe ne sikletin me te madh te jetes arrin te thote se babai i saj, qe eshte etiketuar si armik nje dite do te dale i pafajshem, kurdo qofte. Te mendosh Tefta ishte vete e denuar dhe mbi koke i ri si shpata e Demokleut, denimi, qe do te thote se mund ose mund te mos ktheheshe.
Duhet qe te themi dhe dicka dhe per Leken si autor. Si intelektual e di se jane pak lexues te mire, kushdo qofte ideja jote dhe tematika qe paraqet, ndaj ditarin e perditshmerise dhe kenaqesine e vogel te berjes se nje dite pune, apo ndonje gje tjeter e ngerthen me elemente te tjere, ku shfaqet Leka publicist. Ka histori, ka tipologji tipash...ka shprese. Ne nje kohe kur kriza na kercenon te gjitha, ai te meson sesi mund t'ia dale nje shpirt i lire. Ndaj, ky liber nuk eshte vuajtje, por meditim dhe nderim per disa jete njerezore. Madje, edhe tek te keqijte, ai gjen njerez te mire. Nje hetues qe fut koken dhe qe 'te meson' te jesh vetja, por vetem kaq. Nje ushtar, qe te degjon ne burg, por s'ka c'te beje me shume etj.
Familja Tasi ka nje histori te dhimbshme. I ati, i vellai, i ungji, e motra u burgosen dhe madje ungji vdiq ne burg, pa e ditur dhe sot varrin e tij. Ndersa, qe nga viti 1975, vete autori me familjen perfunduan ne nje internim, qe do te zgjaste vite te tera.
"Shfaqet para nesh, si ne nje fantazmagori te frikshme, nje galeri personazhesh mjeshterisht te skalitur, qe japin e marrin dite e nate, ne nje dyluftim te rrezikshem dhe te pabarabarte me djallin, duke u perpjekur te shpetojne jeten e tyre, dhe me shume se jeten, dhe me shume se cdo gje tjeter, shpirtin e tyre te pavdekshem. Thote Krishti ne Ungjill: "E c'i vlen njeriut sikur te fitoje qofte edhe tere boten, por te humbase shpirtin e tij?", shkruan Petro Zheji, duke na dhene keshtu nje sinteze te mrekullueshme te librit. b.an