Rock-menet shqiptare qe i "falen" tradites
E Marte, 24 Mars 2009
Ben Andoni
Nuk eshte se jane shume mediatike, por ne heshtjen e tyre, ata kane treguar se vezhgojne dhe nuk nguten. Megjithese, kenget e "Epos", kishin tre vjet qe ishin mbaruar nuk kishte ardhur koha per t'i nxjerre ne tregun e amullt shqiptar. Keshtu shpjegohet solisti Genti Demaliaj, i shume-njohur dhe individi viziv me i afrueshem i tyre. Pastaj per "Koha Jone" shprehet se: "Muzika nuk frynte ne favor te "Djemve te Detit". Dhe vete koha kur dhe ku kemi jetuar, nuk ka qene shume e pershtatshme, por duam t'ju sqarojme se ne te vertete albumi ka perfunduar tre vjet te shkuara. Menduam se s'ishte koha e duhur per te botuar albumin, sepse ne treg qarkullonte shume muzike komerciale; kishte prirje nga me te cuditshmet dhe me sa perceptonim nuk ishte koha e duhur e rokut tone dhe momenti qe ne, mund te thoshim dicka.
Ne pritem momentin e duhur, se kur duhet te dilnim; gjykuam pse duhet te dilnim dhe se cfare duhet qe ne te thoshim me kete dalje". Kuptohet se kjo nuk i doli aq e pamenduar. Te mesuar ne amulline e muzikes se corientuar shqiptare dhe nga individe, qe ne vetvete nuk thoshin asgje, ata preferuan te heshtin dhe te shikonin kahun e kesaj lloj muzike. Kjo muzika gangs apo geto, qe aplikojne shume nga grupet, sipas tyre eshte tejet e ekzagjeruar, sepse nuk ka te beje fare me natyren e tradites se muzikes shqiptare. "Ne jetojme ne nje lloj menyre tjeter, ndaj po te me lejohej, do te doja qe t'i beja thirrje ketyre grupeve se: Eshte me mire qe te jesh ai person qe je, qofte dhe i vogel ne ato permasa, por qe je ne gjendje qe te thuash dicka me mendje, zemer dhe me forcen tende shprehese dhe me gjuhen tende, sesa te jesh dikush tjeter. Eshte sa e lehte por edhe aq e kote, qe te marresh rokun dhe korracen e dikujt tjeter. Le qe eshte shume e lodhshme... Vjen nje kohe qe do te bjere vete dhe atehere cfare te mbetet!", shprehet Valentin Markvulaj, qe ka krijuar muziken e grupit.
"Identiteti eshte shenje qe ti respekton retrospektiven dhe qe ti e adhuron dhe perspektiven", sipas Gentianit. Kenga perfaqesuese e albumit, "Epos" fillon me nje ze bjeshkesh, "maje krahut". Keshtu quhet kjo lloj e kenduare, mbase arkaike. Por, kjo thirrje, ku nderthuren pak nga pak elemente burimore te folklorit dhe ku muzika pak nga pak, shnderrohet ne progresiv rok, te ben t'i degjosh pa u ndalur ata. Ky album i dedikohet dy personave Shaban Haxhi Demaliaj dhe Lluke Kacaj. Njeri luftetar dhe tjetri artist i mrekullueshem dhe fatkeq i artit shqiptar. Ne nje fare menyre ushqyesit shpirterore te "Djemve te Detit". Me e mira e tyre eshte se nuk dyshojne fare ne performancen e tyre, ashtu edhe ne ate qe ata artikulojne. Ti sa e degjon tingullin e pare te kitarave nuk e ve ne dyshim qe keta jane vertete "Djemte e detit". Kjo quhet arritje e tyre ne kete ardhje me albumin e dyte. Por, djemte mendojne te mos ndalen. Shpejt do te jete "Eposi-2". Ndersa nje tur kombetar i pret ne te gjithe Shqiperine. Duket e justifikuar pauza e tyre, ashtu si kane bere dhe shume nga miqte e tyre, identitete te muzikes shqiptare sepse shikohet qe ka subjekte, te cilet tani kujdesen qe muzika shqiptare, nen interpretimin e tyre te marre vendin e vet.
"Ne radhe te pare muzika eshte shpirt, dhe ne qofte se te shijon si shpirt, une mendoj-shprehet Valentini- qe nuk mund t'i ndryshosh shijet kurre. Do te degjosh vetem ate zhaner qe te pelqen, i cili ne kohe do te sjelle plot krijime te reja".