"E Diela Shqiptare", maratones nuk i ndahet as humori
Manjola Bregasi
E Hene, 23 Mars 2009
Mes ritmit, ngjyrave dhe harmonise e Diela e shqiptareve ka zene vend edhe dje ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. I kthyer tashme ne nje tradite televizive, qe nga muaji shtator, programi popullor i fundjaves vazhdoi edhe dje te sjelle tek teleshikuesit gjithcka shqiptare per shijet e tyre. Nje program i dominuar nga alegria dhe energjia pozitive, "E diela shqiptare" sjell cdo fundjave me origjinalitet elemente te jashtezakonshem te muzikes, baletit, sportit, humorit, por pa lene menjane edhe bisedat, te ftuarit, diskutimet e pse jo edhe debatet.
Nje numer baleti, me koreografine e Albi Nakos ka shenuar edhe hapjen e programit te djeshem, qe ka vijuar me tej me elementet muzikore. I ftuari special i te dieles kete radhe ka qene kantautori Francesk Radi, i cili ka sjelle te nderthurura ritmet karakteristike te muzikes se tij me pervojen dhe vitet e gjata ne kete fushe.
Debati "Pro dhe kunder" ka shenuar nje tjeter moment interesant ne programin e djeshem. "A duhet te ndeshkojme cdo gabim"? Ka qene kjo tema, qe jo vetem i ka futur ne diskutime kater te ftuarit e panelit, por madje i ka bere edhe te aktrojne paksa, per te mbrojtur argumentet e tyre. Mendimi i te ftuarve te panelit Elsa Ballauri, Balina Bodinaku, Jul Nenshati dhe Andis Harasani eshte plotesuar pa dyshim edhe nga opinionet interesante te publikut te pranishem ne salle dhe te telefonuesve, te cilet permes telefonit edhe kane percaktuar rezultatin e ketij debati. Familjet e medha vazhdojne te sjellin prezantim vlerash ne skenen e programit "E diela shqiptare", i cili e ka shtrire hapesiren e tij ne te gjithe vendin. Kete radhe kane qene familja Elezi nga Kukesi dhe familja Deliallisi nga Shijaku, te cilet kane paraqitur ne program elementet e tyre me te mire. Tradita dhe e sotmja gershetohen ne kete format, qe edhe nje here ngre ne piedestal kultin e familjes, e konsideruar e shenjte per shqiptaret. Keta elemente te shoqeruar edhe nga surpriza dhe momente artistike kane krijuar nje atmosfere mjaft te ngrohte dhe familjare.
Per te gjithe te apasionuarit e sportit "E diela shqiptare" ka pjese te saj vecanerisht futbollin, qe behet i pranishem ne program permes lidhjeve direkte me "Supersport", nga ku vijne edhe informacionet me te fundit rreth ketij sporti.
Pjese e te dieles se shqiptareve eshte pa dyshim edhe humori, qe si cdo jave ka per protagoniste aktoret e talentuar, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Kete radhe fati i Zilies dhe Mukadesit ka marre nje rrjedhe te papritur. E penduar per veprimin e saj te fundit, Mukadesi ka shkuar ne spital t'i kerkoje falje Zilies, e cila nga ana e saj ka ditur edhe te abuzoje me kete fakt duke krijuar njekohesisht situata dhe batuta plot humor. Me humor dhe natyrshmeri kane ditur te vijne edhe kater vajzat e te dieles Klea, Drenica, Shqipja dhe Aurela, te cilat me mesazhet "Zlango" te ofruara nga AMC, kane ditur te fitojne duartrokitje.
Blerina Bombaj, mikesha e "te Dieles...
Duket se do te vazhdoje te jete nje mikeshe e te dieles, dietologia Blerina Bombaj. Jo per faktin, se eshte dietologia e prezantuesit Ardit Gjebrea, por sepse te gjithe kemi nevoje per keshilla te shendetshme ne menyren tone te te ushqyerit. Kete jave ajo ka dhene disa sugjerime mbi sasine dhe cilesine e ushqimeve qe duhe te hame, nderkohe qe javen e ardhshme do te sjelle te tjera sugjerime te vlefshme per regjimin tone te perditshem.
Jonida Maliqi, "shitese buke"
Prova e javes ne rubriken "Artisti ndryshe" per Jonida Maliqin ka ardhur shume natyrshem, ndonese profesioni i saj i vertete nuk kishte asnje lidhje me punen e re. Kengtarja e njohur ka provuar nje dite veten si shitese ne nje dyqan buke, gje qe sigurisht nuk ka kaluar pa ngjallur reagimin e gjithe bleresve, qe kane shkuar aty. Sepse nuk ndodh shpesh, ne fakt nuk ka ndodhur kurre, qe Jonida Maliqi te jete shitese buke. E natyrshme dhe plot humor, ashtu sic eshte ne skene dhe ne jeten e saj te perditshme, Jonida eshte shfaqur edhe ne kamera, gjate punes ne dyqanin e bukes. Nuk kane munguar reagimet e klienteve, te shoqeruara edhe nga batuta plot finese te Jonides. Por sigurisht shkelqimi i vertete i kengetares ka qene ne skene, ku ka ditur te fitoje admirimin e publikut, jo vetem per pamjen e kendshme, por mbi te gjitha per zerin dhe muziken e mrekullueshme, qe ka dhuruar.