PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Jeta dhe vertetesia e saj tek "E diela shqiptare"


E Hene, 16 Mars 2009

A eshte jeta nje teater ne te cilin ne aktrojme? Ka qene ky thelbi i debatit "Pro dhe kunder" ne programin e djeshem te "E diela shqiptare", qe ashtu si cdo jave sjell dimensione interesante diskutimi. Te ftuarit e panelit e kane shtrire debatin thuajse ne te gjitha fushat jetesore dhe kane paraqitur argumente interesante, te cilat kane zgjuar edhe interesin e teleshikuesve te TV Klan, qe kane nderhyre permes telefonit. Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji kane sjelle argument kunder kesaj teme, nderkohe qe dy pedagoget Iris Luarasi dhe Klodeta Dibra kane paraqitur idete e tyre ne favor te kesaj teme.

Nje rubrike, qe duket se do ta shoqeroje programin "E diela shqiptare" deri ne fund te ketij sezoni, "Pro dhe kunder" eshte kthyer tashme ne nje arene diskutimi, nga e cila nuk perjashtohet as publiku i pranishem ne salle. Por midis momenteve te diskutimit, ashtu si cdo perhere ka pasur hapesira edhe per muziken dhe baletin, qe kete radhe ka ardhur i mbushur me plot elemente pranverore.

Pjesa e dyte e programit ka pasur ne qender serialin e familjeve te medha shqiptare, te perfaqesuara kete jave nga familja Andoni dhe Gjylbegu. Dy tradita te vjetra qytetare, perkatesisht Korca dhe Shkodra kane sjelle ne program nje pjese te historise qytetase te shqiptareve, gershetuar edhe me surpriza e elemente artistike. Kengetarja Rosela Gjylbegu per here te pare ne skene ka realizuar nje duet shkodran me te atin, nderkohe qe familja Andoni nga qyteti i Korces nuk mund te mos sillte ne program serenatat e embla korcare.

Por e vecante ne kenget e shoqeruara nga kitara ka qene pa dyshim ardhja e nje prifti. Nje surprize kjo, e realizuar nga stafi i programit per familjen Andoni. Prifti i fshatit Zicisht dhe njekohesisht mik i familjes Andoni ka ardhur ne emision dhe ka shoqeruar kete familje ne nje kenge korcare, por pasi me pare ishte lejuar nga ana e metropolise se Korces permes nje bisede telefonike live me prezantuesin e programit Ardit Gjebrea. Programi ka vijuar me nje pjese interesante baleti.

Ne nje performance ekskluzive, balerinet e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kane sjelle nje fragment nga baleti "Gjenerali i ushtrise se vdekur", qe eshte rivene ne skene pas 32 vjetesh nga koreografi Agron Aliaj. Por programit nuk i kane munguar as momentet sportive, qe si cdo jave vijne permes lidhjes se drejtperdrejte me Supersport. E ftuar speciale ne pjesen e pare te programit ka qene kengetarja Samanta Karavella, e cila risolli ne skene nje prej kengeve te saj te fundit, te realizuar nga kantautori Pirro Cako. Nje tjeter e ftuar ne programin e djeshem ne ekranin e "Televizionit Kombetar" Klan ka qene dietologia Blerina Bombaj, qe solli disa keshilla te dobishme per regjimin e te ushqyerit. Dhe si per te treguar se sa e rendesishme eshte eleganca ne te tilla raste, nje sfilate mode ka pasuar intervisten e dietologes.

Manjola Bregasi




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika