Djaloshi i Winnendent
Nga Dafina Myrtaj
E Hene, 16 Mars 2009
Brenda dites nje vend i vogel si Winnenden u be i njohur per tere boten. Ne kete qytet vdiqen 9 nxenes dhe 3 arsimtare te nje shkolle te mesme te ketij qyteti. Po ashtu ne kete dite kane pesuar edhe tre kalimtare te rastit. Ne mesin e nxenesve te vrare ishte edhe 17-vjecari Ibrahim Halilaj, me prejardhje nga fshati Terdefc i Drenasit.
Edhe pse ka vdekur ne Gjermani, familjaret e tij kane vendosur qe trupi i djalit te tyre te varroset prane varrezave te fshatit te lindjes se tij, ne Terdefc te Drenasit. Tri dite pas ngjarjes tragjike, shkolla fillore e fshatit Terdefc, eshte hapur per te pritur miqte dhe te njohurit qe shkonin per te ngushelluar familjen e 17-vjecarit te vrare ne Gjermani. Lajmin per vdekjen e Ibrahimit, familjaret e tij ne Kosove e kishin marre nga mediat.
Axha i te ndjerit, Selim Halilaj, tregon se qe ne momentet e para kur kishte degjuar per masakren, kishte dyshuar se njeri prej viktimave mund te ishte nipi i tij, pasi qe ai ishte duke ndjekur mesimet ne ate shkolle.
"Une kam dyshuar qe prej fillimit se mund te jete ne mesin e te vrareve edhe Ibrahimi. Ne lajme treguan per qytetin dhe per shkollen ku i kam femijet e vellait. E dita menjehere se ka ndodhur dicka shume e keqe. Mirepo vellai nuk me ka treguar ne fillim, sepse nuk ka mundur", tregon Selim Halilaj.
Ai tregon se nipi i ndjere i tij, ne diten kritike kishte shkuar per here te pare ne shkolle, pas dy javesh qe kishte qene ne pushim mjekesor per shkak te operimit nga lendimi i ligamenteve ne gju. Ne ate dite, Ibrahimi, edhe pse ishte duke ecur me paterica, kishte vendosur te shkoje ne shkolle. Familjaret besojne se mund te ndodhe qe u vra per shkak se nuk ka mundur te ece apo te vrapoje me shpejt per te ikur nga vrasesi 17-vjecar, Tim Kretschmer.
"Ai ka qene nje futbollist shume i mire, ka ushtruar karate, ka qene ne kategorine A, ka pasur shume medalje. Mirepo, per fatin e keq te tij, ai ate dite ka shkuar ne shkolle me paterica, per kete edhe nuk ka mundur te ike prej plumbave te vrasesit", tregon axha i tij.
Ai thote se sikurse per nipin e tij, ndjen dhimbje edhe per viktimat e tjera te pafajshme ne Gjermani, te cilet humben jeten ne te njejten dite me Ibrahimin.
"Jane 15 viktima te pafajshme, te gjithe jane te rinj dhe me vjen keq shume per ta. Mirepo ne duhet te pajtohemi me fatin. Vellai im ka shkuar ne Gjermani per te jetuar me mire, e nuk e ka ditur se pikerisht atje do ta humbe tragjikisht djalin e madh te tij", thote Selim Halilaj.
Shemsi Halilaj, babai i Ibrahimit, kishte emigruar se bashku me familjen e tij per ne Gjermani ne fillim te viteve te '90. Ibrahimi, 17 vjec, ishte djali me i madh i tij. Pas tij, tashme prinderve u kane mbetur dy vajza dhe nje djale.
Deshmite tronditese per masakren
Nderkohe, mediat gjermane rrefejne se ne vendin ku ai eshte vrare, shoket e klases e kane vendosur nje triko te futbollistit Ronaldo, pasi qe Ibrahimi ishte adhurues i lojes se futbollit dhe vete luante futboll. 15-vjecari Tarick Shneider, i cili ka mbijetuar nga tre plumbat qe kishte marre ne diten kritike, ka rrefyer ngjarjen per revisten prestigjioze, "The Sun". "Ai hyri brenda dhe ne ishim duke filluar oren e mesimit te Gjuhes gjermane. E verejta se ai kishte te veshur nje jelek anti-plumb. Ne fillim mendova se ai po bente shaka, mirepo, menjehere pa thene asgje, ai filloi te gjuante me arme", tregon ky deshmitar. Me pas, ky i mbijetuar tregon se ai se bashku me te gjithe nxenesit e tjere ishin bashkuar me njeri-tjetrin per t'u ikur plumbave. "Ne e rrotulluam banken dhe u fshehem. Papritmas, e pashe se isha i goditur me plumb ne shpine, krah dhe ne faqe. Me pas ai kishte shkuar. Aty e pashe Chantalin, e cila ishte e vdekur dhe e masakruar", tregon ai. Ky deshmitar kishte pare edhe kufomen e Ibrahim Halilajt, i vetmi djale qe ishte vrare ne mesin e nxenesve. Nga mediat gjermane eshte thene se Kretschmer, shtate ore para se te ndodhte tragjedia, permes bisedes ne internet kishte paralajmeruar shokun e tij per ate se cka do te ndodhte. Djalit te quajtur Bernd, i kishte shkuar mesazhi pikerisht ne oren 2.47 te mengjesit te se merkures, ku thuhej: "Mjaft me, jam lodhur me kete jete te mallkuar. Gjithkush qesh me mua dhe askush nuk e sheh potencialin tim. E kam shume seriozisht. Une kam arme dhe neser do te shkoj ne shkolle dhe do te kete nje skare te vertete".
Vrasesi monstruoz kishte vrare dhe me pare
Policia gjermane, thote se ende eshte duke vazhduar hetimet ne autenticitetin e paralajmerimit, per te cilin mendohet se e kishte derguar Kretschmer para se te kryente krimin. Zedhenesi i policise gjermane ka thene se ne kompjuterin e 17-vjecarit nuk eshte gjetur ndonje evidence qe deshmon se Kretschmer e kishte derguar paralajmerimin te shoku i tij.
Pas vrasjeve se 9 nxenesve ne ish-shkollen e tij, para se Kretschmer te vetevritej, kishte shkuar ne Kliniken Psikiatrike, e cila gjendej jo larg shkolles, ku para nje viti ai ishte shtruar per sherim nga depresioni dhe aty kishte vrare nje person qe besohet se ishte roje.
Me pas ai kishte grabitur ne veture te tipit VW Sharan. Rruges ai kishte vrare dy kalimtare, derisa po shkembente zjarr me policet. Ai ishte qelluar ne kembe dhe me ne fund, ai kishte vrare veten me nje plumb ne koke. Gjithsej, ai kishte shkrepur 112 plumba.
Merkel: Kontrolle me te forta te ruajtjes se armeve
Pas vrasjes ne amok ne Vinenden, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kerkuar kontrolle me te rrepta te poseduesve te armeve. Armet duhet te ruhen me kaq siguri, sa te mos perfundojne dot ne duart e femijeve, tha Merkeli ne Radion kombetare Gjermane, Deutschlandfunk. Persa i perket ruajtjes se armeve dhe municionit eshte e mundur te behen edhe kontrolle te papritura, tha Merkeli. Me tej ajo kerkoi prej prinderve me shume kujdes dhe angazhim per edukimin e femijeve.