"Me shume dashuri" dhe surprizat qe te jep jeta
Intervistoi: Fjoralba Shahaj
E Shtune, 14 Mars 2009
Beson ne teorine e kthimit te te mirave ne jete, sepse sikurse shprehet Alketa Vejsiu, "ka bere shume te mira dhe ne shkembim ka marre vetem te mira". E ka marre seriozisht malli per spektaklet variete dhe kengen, madje thote se jeta e saj eshte kenge kudo, ne makine, ne mengjes kur pi kafen, kur punon ne kompjuter etj. Megjithate, programi i Vera Grabockes, qe e ka marre persiper, eshte per show-girl-en Alketa Vejsiu nje nga serialet me te veshtire qe ka drejtuar, serial qe ajo e ka shume perzemer. Historite njerezore aty, nuk kane fund por ato qe prekin me shume prezantuesen, jane padyshim ato qe kane ne fokus femijet. "Kete vit historite jane edhe me te bukura. Ka nje porte dashurie qe pret te hapet. Ka tension nese palet takohen ose jo, pajtohen apo jo. Do te kete sigurisht me shume pajtime, kerkesa faljeje, ballafaqime, histori te jashtezakonshme dashurie", thote Alketa, e pyetur nga "KJ" per risite e puntatave te reja te ketij programi, tanime te njohur per spektatorin shqiptar. Emocionet nuk kane fund, jo rrallehere derdhen edhe lot nga te pranishmit ne salle apo edhe nga publiku ne shtepia, madje kemi pare edhe syte e Alketes te rrembushen shpeshhere. E dedikuar se tepermi edhe ne familjen e saj te re, Alketa, e cila pak kohe me pare ka sjelle ne jete nje vajze te vogel, pohon se perpiqet te gjeje kohe dhe te ekuilibroje balancat mes profesionit, familjes dhe pasionet e tjera. Megjithate, sipas saj, "femija eshte ajo per te cilen jeton, gjithcka rrotullohet rreth saj dhe per te". Duke qene ne koherence me ambientin dhe personat qe kontribuojne ne te njejten fushe ne mediat shqiptare, Alketa thote se nuk konkurron me asnje, e per me teper, nuk konsideron askend si rival apo rivale. "Modelet e mia te referimit adresohen ne Evrope", thote ajo, duke shtuar se "vendi yne mbetet nje guaske e vogel. "Kam shume respekt per punen e kolegeve ketu, por jam me syte nga Perendimi gjate gjithe kohes. Ndaj kam vendosur te studioj ne Londer, per te sjelle novacione, risi, per t'u mbrujtur me dije te tjera. Puna ne televizion mbetet nje kenaqesi e madhe per mua, nje sfide me vetveten. Perpiqem ta bej denjesisht dhe me perkushtim, dhe te jem e vecante ne llojin tim", perfundon prezantuesja e njohur e televizionit "Klan".
Kane nisur tashme puntatat e reja te emisionit "Me shume dashuri". Si ju duket qe jeni deshmitare e realizimit te endrrave, te personave qe vijne ne emisionin tuaj?
Eshte kaq bukur kur te gjithe japim nga pak. Eshte gati -gati me bukur kur jep, sesa kur merr. Te asistosh nga afer ne zgjidhje qe te lene pa fryme dhe surpriza qe te perlotin nga gezimi, eshte nje emocion qe e ben me te bukur jeten. Une besoj ne teorine e kthimit te te mirave, sepse kam bere shume miresi gjate jetes sime dhe deri tani vetem te mira kam pasur...uroj dhe lutem qe keshtu te jete gjithe jeta ime.
Keni tashme disa kohe qe merreni me tema sociale, larg spektakleve me ngjyra muzikore dhe artistike? Si e perjetoni kete ndryshim, ju ka marre malli per "kohet e vjetra"?
Me ka marre malli per spektaklet variete dhe per kengen. Une nuk kam ndonje ze te madh, por kendoj...kendoj me shume kenaqesi. Jeta ime eshte muzike kudo, ne makine, ne mengjes kur pi kafen, kur punoj ne kompjuter etj. Ndaj ne naten e pare te spektaklit te ketij viti nuk e nisa me fjale, por me kenge. Ishte "Lets talk about love" qe gjithashtu solli edhe mesazhin e programit te perkthyer ne muzike. Edhe ne kete profil me shume gazetareske dhe me pak show, e gjej shume mire veten. Mund te them qe eshte nder serialet me te veshtire qe kam drejtuar. Nje program shume kreativ qe ka shume sekrete ne ngritjen e emocionit deri ne nje kulminacion, nje program qe eshte nje industri me vete e prodhimit te filmave dhe qe do shume bagazh per ta perballuar. Megjithate, arti i fjales per mua, eshte me terheqes se cdo gje tjeter, ndaj e kam shume per zemer si program.
Cila ka qene historia qe ju ka prekur me shume?
Ne pergjithesi te gjitha historite ku ne qender jane femijet. Kete vit historite jane edhe me te bukura. Ka nje porte dashurie qe pret te hapet. Ka tension nese palet takohen ose jo, pajtohen apo jo.
Si e organizoni diten, duke qene se nje pjese te mire te kohes suaj e shpenzoni me vajzen tuaj? Eshte femija prioriteti juaj?
Eci gjithmone mbi traun e ekuilibrit, familja, puna dhe pasionet e tjera jane ne vije te drejte dhe kujdesem qe t'i japin njera-tjetres dhe jo t'i marrin. Femija eshte ajo per te cilen jetoj, gjithcka rrotullohet rreth saj dhe per te.
Mendon se te ka buzeqeshur fati, qe ke arritur deri ketu ku je sot, apo te eshte nevojitur pune e jashtezakonshme?
Asgje nuk eshte rastesi. Eshte vizion pune, perpjekje dhe shume pasion per ate qe bej.
Cfare te rejash do te kete "Me shume dashuri" kesaj radhe ne tv "Klan"?
Do te kete sigurisht me shume pajtime, kerkesa faljeje, ballafaqime, histori te jashtezakonshme dashurie.
Ke konsideron Alketa si rivale, ne realitetin shqiptar?
Nuk konkurroj me asnjeri ne Shqiperi. Vendi yne mbetet nje guaske e vogel. Modelet e mia te referimit jane evropiane. Kam shume respekt per punen e kolegeve ketu, por jam me syte nga Perendimi gjate gjithe kohes. Ndaj kam vendosur te studioj ne Londer, per te sjelle novacione, risi, per t'u mbrujtur me dije te tjera. Puna ne televizion mbetet nje kenaqesi e madhe per mua, nje sfide me vetveten. Perpiqem ta bej denjesisht dhe me perkushtim dhe te jem e vecante ne llojin tim.
Te ka mbetur dicka peng, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale?
Asgje, jam shume e permbushur.
Cfare nuk do te ishe e gatshme te sakrifikoje per suksesin?
Familjen, kurrsesi.
Keni disa kohe qe nuk keni dale me kenge per publikun? Kur do te realizohet kjo?
Do te jete gjithmone brenda programeve qe une drejtoj, asnjehere ne konkurse muzikore apo videoklipe. Kam te tjera projekte qe nuk lidhen domosdoshmerish me fushen e medias, dhe nuk dua te bej konfuz njerezit me imazhin tim.
Cfare do te doje te thoshin njerezit per ju : "Alketa, ajo vajza e..."
Sa njeri i mire, sa femer dinjitoze, sa profesioniste e afte.
Si ia beni qe jeni ende ne forme?
Sport dhe shpenzim energjie ne gjerat e vlefshme.
Ju keni studiuar per Ekonomi, jeni marre me biznes (mesa dime) dhe i jeni futur edhe spektakleve me "koke". Ku e gjeni me shume veten?
Te dyja te nderthurura bashke. Sepse te dyja kane nje pike te perbashket ku perkojne: publiku, klienti. Une them se aftesite e mia me te mira i kam ne fushen e komunikimin. Profili i Marredhenieve me publikun, marketingu krijues dhe menaxhimi i vlerave, jane pikat e mia te forta. Perpiqem t'i nderthur ne menyre konstruktive.