Gomorra ne Tirane
E Premte, 13 Mars 2009
Filmi i Martin Skorceze eshte ne Tirane prej disa ditesh. Me regjine e Matteo Garrone dhe me aktoret Salvatore Abruzzese, Simone Sacchettino, Salvatore Ruocco, ai ka qene nje nga filmat me te suksesshem te bashkepunimeve italiane te koheve te fundit.
Filmi meton te tregoje nje nga plaget me te medha te kohes sone
Per 140 minuta nuk do te medyshosh. Je ne nje bote, ku dashur pa dashur je i prekur nga nje realitet i dhimbshem. Ai eshte realiteti i Kamorres, qe vertete eshte i vendosur ne Itali, por qe i ka shtrire tentakulat kudo ne kontinent dhe me gjere. Nje nga filmat me te ndjekura ne Evrope per shkak te mesazhit te tij, filmi i Scorceze dhe me nje cast te mrekullueshem italian, te rrefen nje nga ato gjera, qe nuk te shqiten lehte nga mendja. Me regjine e Matteo Garrone dhe me aktoret Salvatore Abruzzese, Simone Sacchettino, Salvatore Ruocco, ai ka qene nje nga filmat me te suksesshem te bashkepunimeve italiane te koheve te fundit.
Pushtet, para, gjak: keto jane "vlerat" qe rezidenca e provinces se Napolit dhe Caserta ofrojne cdo dite. Praktikisht ata nuk kane asnje zgjidhje dhe jane te detyruar t'i binden rregullave te "Sistemit" Camorra. Vetem nje pakice me fat mund te mendojne per te pasur nje jete "normale". Pese histori jane mbledhur se bashku ne kete skenar te dhunshem, vendosur ne nje bote imagjinare por edhe ne nje bote thellesisht e bazuar ne realitet. Ato duket sikur ndahen, por ne nje moment jane guret e njejte te nje mozaiku, atij te dhimbjes dhe te botes se pameshirshme ku jetojme. Bashkohen ne fund te gjitha bashke, duke treguar se bota ka perballe nje armik te madh, qe duhet ta marre seriozisht.