"Gjenerali i Ushtrise se vdekur" ne balet
E Premte, 13 Mars 2009
Jane te tre emra te njohur, qe e garantojne suksesin. Dhe, ne fakt, nuk mund te dyshosh nga Agron Aliaj, Nikolla Zoraqi dhe Ismail Kadare. Por, shtuar dhe me nje tis francez prej skenografise dhe kostumografise, atehere ky balet eshte nje eveniment per Tiranen
Nje premiere baleti bashkekohor, e cila mban firmat me te rendesishme te artit shqiptar: Ismail Kadare, Nikolla Zoraqi dhe Agron Aliaj eshte gati kete fundjave te mes-marsit ne TOB per publikun shqiptar. Baleti eshte bazuar mbi tekstin e romanit me te njejtin emer, shkruar nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Por, per Z. Agron Aliaj, qe eshte koreografi i saj, eshte nje sfide per moshen dhe per karrieren e tij te gjate ne kete art. Cilesia e larte e shfaqjes lidhet dhe me nje bashkepunim te huaj dhe pikerisht edhe me krijues franceze si: skenografi Valerio Ferrari, bashkepunetorja dhe konsulentja e tij Laura Frigato dhe kostumografia Anne Brault. Bashkepunimi i tyre i ka dhene nje stad tjeter konceptit te koreografit dhe idese se tij per te zberthyer nje nga veprat me te arrira te artit shqiptar, referuar zyres se shtypit te TOB-it, qe ka konfirmuar lajmin.
Orkestra do te drejtohet nga dirigjenti Bujar Llapaj. "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur", kurse do te interpretohet nga solistet: Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ledian Agalliaj, Dion Gjika, Ezdalin Gorani, Manjola Hasani, Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B. Per te apasionuarit e baletit duhet thene se eshte nje shfaqje, qe nuk duhet te humbet, per mesazhin e madh artistik qe permban.