PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Sofia e Shqiperise


E Hene, 09 Mars 2009

Nga Anila Shuka

"Ajo do te ishte bere nje mbretereshe e mire, po t'i kishin dhene shansin. Albanologia e njohur Edit Durham, ka parasysh me kete fjali princeshen Sophie von Schoenburg-Waldenburg, te shoqen e princit prusian Wilhelm zu Wied, qe ne Gjermani ende njihet me emrin Wilhelmi I i Shqiperise. Me 7 mars te vitit 1914, pra 95 vjet me pare, Sofia erdhi ne Shqiperi ne krah te te shoqit, Wilhelm zu Wied.

Kur me 7 mars te vitit 1914 cifti princeror zu Wied do te zbarkonte ne Durres, duke shkelur per here te pare token shqiptare, nuk e dinte qe qendrimi i familjes se perbere prej kater anetaresh ne ate vend te turbullt, do te zgjaste vetem 184 dite. Por ata e dinin qe me pare qe "aventura shqiptare" nuk do te ishte e lehte. Edhe vete perandori Wilhelm II, qe sundonte ate kohe ne Gjermani, e kishte paralajmeruar princin prusian te cilin e kishin kusheri te dyte "qe te mos turperohej duke u ulur ne fronin e sapo shpikur te Shqiperise".

Por sic konstaton historiani nga Glahau Roby Joachim Goetze, shtysen kryesore per kete "aventure" Wied-i e kishte marre nga e shoqja: "Wilhelm zu Wied me siguri qe do te mjaftohej me karrieren e zakonshme per aristokratet e asaj kohe, pra te behej gjeneral per shtetin. Por mbreteresha e Rumanise kishte plane ambicioze dhe e shtyu te shoqin, mbretin rumun Karol, qe Wilhelm zu Wied te konkurronte per fronin shqiptar. Ne kete vendim rolin kryesor e pati Sophie qe ishte teper euforike", thote Goetze.

Goetze eshte muzeolog dhe anetar i kryesise se Shoqates Artis Causa e.V., qe e ka seline ne keshtjellen Valdenburg, rezidencen prinderore te princeshes Sophie. Pikerisht ne kete keshtjelle ne vitin 1906 aristokratja, asokohe 21-vjecare, u martua me princin Wilhelm zu Wied me kumbare tezen e ketij te fundit, mbretereshen Elisabeta te Rumanise, e cila njihet edhe si shkrimtare nen emrin Carmen Silva: "Carmen Silva pa tek Sophie nje njeri te jashtezakonshem, dhe donte patjeter ta fuste ne familje. Prandaj edhe rregulloi martesen me nipin e saj Wilhelm zu Wied", thote Goetze.

Pas marteses cifti i ri shkon ne Berlin, ku Sophie von Schoenburg Waldburg manifeston talentin e saj si organizatore aktivitetesh kulturore: "Duke ndjekur shembullin e Carmen Silves, ajo krijoi ne Berlin nje rreth artistik, nje sallon muzikor ku mbeshteste artiste te rinj te talentuar, po ku merrnin pjese edhe muzikante te njohur si Engelbert Huberding, Max Reger, Max Bruch apo Charles-Marie Widor."

Pikerisht kjo dame sallonesh, u caktua te behej princesha e Shqiperise ne vitin 1914: Per te, ky ishte nje shans i madh ne jete. Por sic doli me vone, llogaria e saj kishte qene e gabuar. Sophie e njihte Shqiperine nga librat: "Me pare kishte qene ne Pocdam nje delegacion, qe i kishte mesuar asaj se si te sillej ne Shqiperi: Mundesisht te mos kaleronte, te mos shfaqej shpesh ne publik dhe te mos vishte fustane dekolte. Por ajo, si nje grua moderne evropiane, per fat te keq nuk iu permbajt ketyre rregullave."

Kur Sophie vjen ne Shqiperi, me 7 mars te vitit 1914, ajo kujtonte se do te ndertonte aty sallonet letrare, me te cilat ishte mesuar ne Berlin. "Ajo ngriti nje komitet ku kishte ftuar grate e bejlereve me te rendesishem. Ne kete takim erdhi vetem nje bejlereshe e ve, te tjerat nuk lejoheshin te dilnin nga shtepite", tregon Goetze. Nje shembull ky per te ilustruar se cfare dallimi ekzistonte mes princeshes dhe vendit te saj.

Vetem 184 dite zgjati qendrimi i familjes princerore ne vilen e ndertuar enkas per ta ne Durres, kjo edhe fale intrigave te Esat Pashe Toptanit, asokohe minister i Brendshem, qe me vone u be nje nga armiqte me te medhenj te princeshes. "Ajo ka lexuar shume libra te dobet", citohet te kete thene per princeshen Sophie, kryeministri i mevonshem i Shqiperise.

Ndersa princ Wied-i deri ne fund te jetes nuk hoqi dore nga pretendimi per fronin shqiptar, qe i kishte kushtuar gjithe pasurine, Sophie von Schoenburg Waldenburg e kuptoi shume shpejt qe nga Shqiperia nuk do te kishte asgje dhe iu kthye serish jetes kulturore. Per nje kohe te gjate pas kthimit te saj ne keshtjellen prinderore ne Waldenburg, ajo ishte pare te vertitej me dy truproje shqiptare, te veshura ne kostume popullore qe i drejtoheshin asaj me "lartmadheria juaj". "Ndoshta ne frengjisht",- mendon Goetze- "sepse sado qe u perpoq, Sophie nuk arriti te mesonte shqip".

Ne vitin 1920 ajo shkroi dhe nje opera per Skenderbeun. Per fat te keq Lufta e Dyte Boterore nuk ruajti asnje gjurme nga ky libret. Sophie von Albanien vdiq ne vitin 1936 ne moshen 51-vjecare ne Valdenburg.

DW




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika