Jeta ne Pustec, sa shume te mira
E Merkure, 04 Mars 2009
Nga Vera Todorovska
Me nje kenge te kenduar nga zemra, tradicionale per banoret e Prespes se Vogel, 86 vjecari Krste Sekulovski se bashku me gruan e tij na uroi mireseardhjen ne shtepine e tij modeste ne Pustec, fare prane kishes se sapongritur te "Shen Mihalit". Ai na pret me llokume, thote se keshtu eshte adet. Ndersa pergatit kafen tregon pa nderprere per jeten e tij, nese mund ta quash ate jete. Vjen nga nje familje komitesh, ka qene luftetar, peshkatar i njohur dhe mbi kurrizin e tij te kerrusur mban si te thuash "dhuraten" e regjimit te Enver Hoxhes. Disa dhjetevjecare i ka kaluar ne burgjet me te renda. "Qe kur e mbajme mend kemi jetuar ketu, kemi qene gjithmone maqedonas", thote ai dhe shton " te jeni me jete e me e rendesishmja eshte: gjuha te mos harrohet".
Xhaxha Krste eshte njeri prej pesemije e treqind banoreve maqedonas etnike, qe banojne ne Prespen e Vogel, e cila perfshin nente fshatra, qe shtrihen perreth liqenit te Prespes, 815 meter mbi nivelin e detit. Gjithmone ky rajon ka patur rol drejtues ne perpjekjet per te drejtat e maqedonasve ne Shqiperi. Fillimisht eshte krijuar shoqata per mbrojtjen e te drejtave te maqedonasve "Prespa". Me iniciativen e disa anetareve eshte krijuar edhe partia, Aleanca Maqedonase per Integrimin Evropian, e cila pas shume kundershtimesh para kater vjetesh eshte regjistruar ne Tirane. Ne zgjedhjet e fundit lokale para dy vjetesh u zgjodh edhe kryetari i pare i bashkise, i propozuar nga kjo parti.
Problemet zgjidhen
Qendra e komunes eshte Pusteci. Pushteti lokal eshte e vendosur ne nje objekt te vogel shume modest, me kushtet me minimale per te punuar. Kopshti eshte i bukur, mbi te ngrihet flamuri i komunes, dielli me 16 rreze i Kutleshit. Tabela e komunes shkruan maqedonisht dhe shqip. Kryetari i bashkise, Edmond Temelko, nuk e fsheh, se ka qene i vetedijshem per pergjegjesine, qe e priste, duke u zgjedhur. "Prandaj kemi perveshur menget dhe kemi filluar t“i zgjidhim problemet, ne radhe te pare problemet e infrastruktures per te permiresuar kushtet per njerezit, qe jetojne ketu", thote ai.
Pervec problemeve me infrastrukturen, qe po zgjidhen gradualisht, problem i madh eshte papunesia. Por ka shprese te madhe, qe edhe ky problem te mund te zgjidhet me hapjen e universitetit amerikan dhe realizimin e projektit per turizmin ne liqen dhe fshat. Temelko tregon edhe se po behen perpjekje te kthejne toponimet autentike te komunave. Nje peticion me firmat e te gjithe banoreve i eshte paraqitur parlamentit shqiptar dhe pritet te aprovohet.
Gjerat kane ndryshuar
Para disa vjetesh, kur vije ketu, kishe pershtypjen se koha kishte mbetur ne vend, ne vitet 50-te shekullit te kaluar. Tani shume gjera kane ndryshuar, rruget jane asfaltuar, jane permiresuar rruget, qe lidhin rajonin me Maqedonine si p.sh ne kalimin kufitar Gorica Stenje, Ka rryme elektrike, shpejt do te nise realizimi i projektit te ujesjellesit te ri, me mbeshtetjen e qeverise shqiptare por edhe me mbeshtetjen e projekteve te organizatave nderkombetare. Eshte nenshkruar edhe nje marreveshje, per te lidhur te nente fshatrat me internetin. Ne ishullin Mal Grad do te vendoset nje kryq metali 33 m i larte. Banoret kane sigurim shendetesor. Ne shtate fshatra ka gjithnje nje ndihmesmjek, ndersa ne Donja Gorica ka nje mjek dhe dy ndihmesmjeke. Ne Pustec ka nje mjek, gjashte infermiere dhe nje laborant. Pritet qe aparatura te reja dhe mjete te tjera mjekesore te dhurohen nga donatoret e huaj.
Per arsimin ne gjuhen maqedonase nevojitet ndihme nga Maqedonia. Ne Pustec ka nje shkolle nentevjecare dhe nje gjimnaz. 280 femije shkojne ne shkolle, 60 prej tyre ne gjimnaz. Drejtori Mihal Apostolovski tregon: "Femijet deri ne klasen e katert mesojne ne maqedonisht, por edhe ne shqip. Nga klasa e peste deri ne te nenten, 60% e mesimit jepet ne gjuhen maqedonase dhe 30% ne gjuhen shqipe. Ne gjimnaz i gjithe mesimi eshte ne shqip vetem ne klasen e dyte dy ore ne jave jepet ne maqedonisht".
Sipas vleresimit te bashkesise maqedonase e drejta per arsimin ne maqedonisht nuk respektohet sa duhet. Pritet ndihme e madhe nga Maqedonia per shtypjen e librave, megjithese kjo ne fakt duhet te ndodhe Shqiperi, sepse banoret jetojne aty. Mesuesit me arsim te larte mungojne, thote Vasil Sterjovski, i cili ka perfunduar studimet ne universitetin "Shen Kirili" te Shkupit dhe eshte zevendes aktual i kryetarit te bashkise ne Pustec. "Pas perfundimit te studimeve forcat e kualifikuara shkojne kryesisht ne Itali dhe Greqi", - thote ai, ndersa shton: "Nga kjo zone e bukur nuk largohen vetem te shkolluarit, disa mijera banore jane larguar qe kendej". Nga ana tjeter, pohon: "Parate qe kane fituar i investojne pjeserisht ketu, duke ndertuar shtepi te mira e moderne".
***
Duke u larguar nga Prespa dhe duke e krahasuar pamjet e tanishme me ata te dikurshme krijon bindjen se nese punohet me te njejtin entuziazem per te realizuar qellimet e caktuara per me pak se 10 vjet Prespa e Vogel do te behej nje qender e turizmit liqenor.
Informim dhe politike
Spase Mazenkoski, eshte redaktor i se vetmes reviste ne gjuhen maqedonase ne Shqiperi, e cila perpiqet te informoje per te gjitha fushat e jetes te maqedonasve. Maqedonasit ketu pergatiten per kongresin e pare te partise. Eftim Mitreski, njeri nga themeluesit thote se maqedonasit do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare dhe shpresojne te zene nje vend ne parlament.