Oborret, si behet legalizimi
Denisa Xhoga
E Hene, 02 Mars 2009
Qeveria ka percaktuar ate kategori pronaresh, te cilet paguajne tashme vetem vleren e truallit qe ndodhet nen banese. Ne kete kategori, qe shpallet automatikisht perfituese e ligjit, jane te gjithe pronaret e apartamenteve dhe ndertesave tjera, qe kane perfituar nga privatizimi i ndertesave ne perputhje me ligjin nr. 7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore". Pikerisht keta te fundit do duhet tani te paguajne per vleren e truallit qe ndodhet nen banese, madje edhe per oborret, ose truallin perreth banesave. Nje gje te tille e parashikon ligji "Per procedurat e kalimit ne pronesi te siperfaqeve, ne dokumentin e pronesise se te cilave eshte bere shenimi 'oborr ne perdorim' dhe trojeve, mbi te cilat jane kryer ndertime te ligjshme para dates 10.08.1991.
Qellimi i ketij ligji eshte qe te rregulloje ceshtjen e pronesise per te gjithe ato siperfaqe trojesh, mbi te cilat jane ngritur ndertesa te ligjshme para dates 10.08.1991 (sipas lejeve te dhena ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi ne kohen e ndertimit te nderteses), por qe, per te cilat, nuk eshte regjistruar ende pronesia e truallit. Objekt i ketij ligji eshte gjithashtu edhe kalimi ne pronesi i siperfaqeve perreth ndertesave per te cilat ne dokumentin e pronesise eshte bere shenimi "oborr ne perdorim".
Siperfaqet e mesiperme nuk duhet te kene qene me pare objekt trajtimi nga AKKP-ja apo ish-Komisionet Vendore te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne nenin 8, pika 3 te ligjit nr. 9235, date 29.7.2004, per te gjitha ato ndertime te kryera para dates 10.08.1991 dhe per te cilat nuk eshte regjistruar pronesia e truallit, parashikohet detyrimi i pronarit te nderteses per te paguar vleren fillestare te truallit sipas nenit 10 te ligjit nr. 7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", te shumezuar me indeksin e rritjes se cmimeve. Ne zbatim te kesaj dispozite, ne ligj eshte percaktuar procedura e kalimit ne pronesi te ketyre siperfaqeve, institucioni i administrates qe trajton kerkesat e mesiperme, si dhe eshte parashikuar indeksi i rritjes se cmimeve.
Qellimi i ligjit
Nje nga qellimet pse eshte propozuar ky ligj eshte edhe shtimi i fondeve ne dispozicion te qeverise, per te kompensuar ish-pronaret. Ne perputhje me nenin 23, paragrafi 1, parashikohet kalimi i shumave, qe do te arketohen nga pagesat e pronareve te rinj te ndertesave, ne arken e buxhetit te shtetit, per llogari te Fondit te Kompensimit te Pronave, si nje nder te ardhurat e krijuara ne zbatim te ketij ligji.
Kalimi ne pronesi i siperfaqeve
Ne shkronjen "c" te nenit 24 te ligjit nr. 7843, date 13.7.1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme", te ndryshuar, eshte parashikuar qe per kalimin ne pronesi te siperfaqes, kur ne dokumentin e pronesise eshte bere shenimi "oborr ne perdorim", kerkuesit duhet t'u drejtohen organeve te kthimit dhe kompensimit te pronave. Pra, aktualisht, duhet t'i drejtohen Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Per rastet, te cilat nuk jane subjekt i ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, kerkuesit do t'i drejtohen institucionit te autorizuar nga Keshilli i Ministrave.
Procedurat
Ne kete dispozite, ligji autorizon Keshillin e Ministrave, gjithashtu, edhe per rregullimin e procedurave te kalimit ne pronesi te kesaj siperfaqeje. Per kete arsye, ne zbatim te ketij detyrimi ligjor, ne projektvendim eshte percaktuar institucioni qe do te merret me trajtimin e kerkesave te subjekteve ne keto raste, menyra e kalimit ne pronesi te siperfaqes se truallit si dhe procedura qe do te ndiqet.