PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Ambasadori gjerman:

Ambasadori gjerman: "Boom" investimesh gjermane ne Shqiperi


E Shtune, 28 Shkurt 2009

Ambasadori gjerman, Bern Bohard, ne nje interviste ekskluzive per TV Klan, shprehet per liberalizimin e vizave dhe eksesin qe ambasada gjermane, ka dhene per qytetaret shqiptare. Njeheresh ai eshte shprehur se ne kete situate, kur jane dhe zgjedhjet perpara, duhej te tregohej durim per aplikimin ne BE dhe duhet te shihet progresi dhe ne zgjedhje. Nderkohe ka pershendetur vendimin e Kushtetueses per pezullimin e ligjit te lustracionit. Njeheresh ai eshte shprehur dhe ne lidhje me krizen mbare boterore, prej te ciles nuk mund te shpetoje as Shqiperia. Ambasadori gjerman ka theksuar rritjen e nivelit te investimeve gjermane ne Shqiperi, duke paralajmeruar nivel me te larte per te ardhmen.

Zoti Ambasador, te flasim per hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, per liberalizimin e vizave. Deri me muajin korrik jane parashikuar te pakten kater negociata teknike, mes Shqiperise dhe BE dhe me pas Keshilli i Ministrave do te marre nje vendim. Si i parashikoni zhvillimet per Shqiperine, duke pare edhe ecurine e reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare?

Me 1 janar 2008, midis Bashkimit Evropian dhe shteteve te ndryshme te Ballkanit perendimor, perfshire ketu edhe Shqiperine, kane hyre ne fuqi marreveshjet perkatese per lehtesimin e vizave. Kjo marreveshje ka qene nje sukses. Ne ambasaden time, per shembull, numri i vizave me afatgjata dhe me shume hyrje, pothuajse eshte trefishuar dhe e krahasuar kjo, 40% e aplikanteve e marrin vizen gratis. Hapi i ardhshem eshte diskutimi i heqjes se vizave. Komisioni i Bashkimit Evropian eshte duke diskutuar me vende te vecanta te Ballkanit Perendimor, se si mund te arrihet kjo. Ne fund te vitit 2008 u paraqitem me raportet e para, te cilat gjithashtu tregojne se cilat jane kushtet, qe duhen plotesuar nga vendet perkatese. Javet e ardhshme, do te mberrije edhe ne Shqiperi nje mision i Bashkimit Evropian, per te bere shume pyetje edhe kritika, mbi ate qe ata kane realizuar mbi kete raport. Ne jemi te vetedijshem qe heqja e vizave eshte nje ceshtje me rendesi qendrore, per njerezit ne Ballkanin Perendimor dhe une mund ta kuptoj shume mire kete interes. Ne fund te fundit, te gjithe te rinjte po ecim ne rrugen drejt Evropes dhe opinioni publik, vecanerisht te rinjte ketu, duan dhe duhet ta njohin dhe kuptojne me mire Evropen dhe jeten ne Evrope. Por me pare duhet te permbushen kushtet, pikerisht ketu kembengulin njerezit ne Bashkimin Evropian.

Ju folet per detyrime konkrete te qeverise shqiptare ne kete funksion. A mund t'i specifikoni se cilat jane detyrimet qe duhet te permbushe qeveria shqiptare ne procesin e liberalizimit te vizave?

Jane ceshtje kryesisht te natyres teknike. Behet fjale fillimisht per pasaportat biometrike, por edhe per ceshtje qe lidhen me luften kunder krimit, droges, trafiqeve te paligjshme dhe pastaj, per cfare vlejne pasaportat nese ato ne fund falsifikohen.

A mendoni se Shqiperia ka shanse per statusin e vendit kandidat brenda Presidences ceke dhe nese jo, pse?

Gjermania mbeshtet vendimet e Samitit, per te cilen ju ne vitit 2003 jeni konfirmuar ne menyre te perseritur, nga ana e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian. Por une kam lexuar me shume kujdes edhe progres raportin e muajit nentor 2008 per Shqiperine. Ne nje pike te dematuar te ketij raporti, flitet per reformat edhe zbatimin e pamjaftueshem te tyre, te cilat jane theksuar qarte nga ambasadoret e Bashkimit Evropian, ne nje pozicion te tyre te perbashket. BE-ja ka nenvizuar vazhdimisht faktin qe reformat dhe zbatimi i tyre, jane nje parakusht qendror per integrimin e Ballkanit Perendimor, ne Bashkimin Evropian. Nisja e reformave, apo moszbatimi i tyre per te cilat tashme nuk eshte marre vendim, jane nje argument i forte, i atyre qe jane skeptik ndaj zgjerimit. E rendesishme eshte fakti qe cdo reforme e implementuar, dhe se si une do te mund te raportoj ne Gjermani, eshte nje argument i forte kundrejt skeptikeve te zgjerimit, te cilet i gjen kudo ne Bashkimin Evropian. Ceshtja e kerkesave te anetaresimit te shteteve te Ballkanit eshte aktuale. Prioritare per ne, eshte qe Bashkimi Evropian te vereje ne Keshillin e vet, dhe te thote qe te ratifikohet Traktati i Lisbones, e me kete do te krijonim bazen per nje zhvillim te metejshem. Ndaj ne rekomandojme qe ne te gjithe rajonin, te tregohet durim me kerkesat e tjera per anetaresim. Krahas kesaj per Shqiperine do te ishte mire qe perpara kerkeses per anetaresim, te mund te flisnim per zgjedhje sipas standardeve evropiane ne qershor te ketij viti, dhe me pas per nje Progres-Raport pozitiv nga komisioni ne tetorin e 2009. Kjo do te perputhej me referendumin ne Irlande per Traktatin e Lisbones, dhe te dhena ekonomike me inkurajuese, gje qe do ta bente me te lehte debatin per zgjerimin ne BE.

Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne 28 qershorit te 2009, cfare ndikimi ka nje klime politike e ashpersuar, e natyrshme kjo para zgjedhjeve parlamentare. Opozita nga njera ane i qendron fort argumentit, se qeveria nuk po i permbush detyrimet e saja, sidomos i referohen procesit per pajisjen e qytetareve me karta identiteti. A besoni se ka nje shqetesim realist ne pretendimin opozitar dhe si e shikoni angazhimin qeveritar, per te garantuar zgjedhje sipas standardeve nderkombetare?

Une dhe koleget e mi te ambasadave te tjera, diskutojme vazhdimisht rreth pergatitjeve te metejshme te zgjedhjeve ne Shqiperi. Natyrisht edhe ne e shohim me nje lloj shqetesimi, qe qytetaret mund te pajisen me dokumente te reja identifikimi vetem ditet e fundit. Une shpresoj qe te gjithe qytetaret qe nuk kane pasaporte deri ne diten e zgjedhjeve, te kene marre dokumentet e tyre te identifikimit, por konstatoj gjithashtu se koha sa vjen dhe behet me e paket. Me lejoni qe ne kete pike te theksoj, zgjedhjet sipas standardeve perendimore jane tani me nje rendesi qendrore per Shqiperine.

Gjykata Kushtetuese mori vendimin qe te pezulloje ligjin e lustracionit, deri ne vendimmarrjen e saj. Si e shikoni ju pozicionimin e opozites nga njera ane dhe mazhorances nga ana tjeter, per debatin mbi ligjin e lustracionit?

Gjermania dhe partnere te tjere te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, e keshilluan qeverine shqiptare perpara miratimit te ligjit te lustracionit nga Parlamenti shqiptar, qe te shikonte perputhshmerine e ligjit me Kushtetuten shqiptare dhe standardet evropiane. Nuk e kuptuam pse, Shqiperia i kushtoi kaq pak rendesi kesaj keshille te partnereve dhe miqve te saj perendimor, Bashkimit Evropian, SHBA-se, OSBE-se dhe Keshillit te Evropes. Natyrisht pershendesim faktin qe Gjykata Kushtetuese Shqiptare u kujdes qe nje institucion i respektuar evropian, sikurse eshte Komisioni i Venecias, do te kete mundesine te vleresoje perputhshmerine e ligjit me standardet evropiane. Edhe ne Gjermani, pas renies se diktatures komuniste, shume persona te prekur u shkarkuan nga funksionet e tyre. Ky eshte nje projekt legjitim, por ne presim qe kjo te ndodhe brenda kuadrit te Kushtetutes shqiptare dhe standardeve evropiane. Ndersa nga opozita presim qe ajo te bashkeveproje ne menyre konstruktive ne arritjen e ketij objektivi legjitim.

Gjate vitit 2008, por edhe gjate vitit 2009 shume vende te Bashkimit Evropian jane prekur thellesisht nga kriza ekonomike. Si e shikoni perspektiven e vendit tone ne kete drejtim, duke pasur parasysh qe institucionet nderkombetare kane paralajmeruar nje renie te rritjes ekonomike?

Lajmet ekonomike qe mberrijne cdo dite nga mbare bota, nuk duken te jene shume optimiste, per te ardhmen e afert. Shqiperia nuk do te mund t'i shmanget krizes globale financiare dhe ekonomike. Gjithsesi institucionet nderkombetare financiare parashikojne per Shqiperine nje rritje te metejshme ekonomike ne vitin 2009. Nderkohe qe ekonomia ne shumicen e vendeve do te rrudhet.

Ne keto raste qe paraqiten, cila do te jete perspektiva e biznesit gjerman ne Shqiperi. Axhenda e biznesit gjerman dhe hapesirat e reja per te investuar...?

Ne periudhen e fundit, prej nje viti e gjysme, interesi i ekonomise gjermane per Shqiperine eshte rritur ne menyre te kenaqshme. Ketu kane dhene kontributin e vet edhe dy konferenca te medha ekonomike, te organizuar ne tetor te 2007 dhe ne 2008, ketu ne Tirane. Nje projekt per te cilin gezohem eshte blerja e firmes shqiptare Profarma nga nje kompani farmaceutike gjermane. E cila synon te shnderroje Profarmen, ne nje sipermarrje te fuqishme, te pranishme ne te gjitha rajonin. Ne menyre te vecante do te doja te shquaja ndertimin e nje parku te madh dhe tejet modern, te cilin eshte duke e pergatitur nje sipermarrje gjermane. Krahas kesaj nje interes te konsiderueshem nga ana e Gjermanise ka edhe per koncesionet ne fushen e energjise dhe ate te infrastruktures. Histori suksesi te sipermarrjeve gjermane ne Shqiperi, sikurse eshte aeroporti, terheqin sipermarrje te tjera. Ndaj shume gjera do te varen nga fakti nese qeveria shqiptare do te vendose t'u jape koncencione sipermarrjeve gjermane.




Komento artikullin | Shiko komentet (88 komente)
Te Tjera nga rubrika