PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Berisha: Pronaret, troje turistike

Berisha: Pronaret, troje turistike


E Enjte, 26 Shkurt 2009

Trojet ne zonat turistike do te perdoren per kompensimin e ish-pronareve, per shkak se fatura financiare eshte teper e larte dhe eshte i pamundur kompensimi monetar. Ky ka qene deklarimi i kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, teksa premtoi se nje pjese e ish-pronareve do te kompensoheshin me prona ne bregdetin shqiptar. Nderkohe qe ai informoi se nje grup Ad-hoc, ka punuar me intensitet per identifikimin e tokave publike ne zonat turistike per te kompensuar pronaret shqiptare, qe do te konkretizohen se shpejti ne nje pakete te re aktesh nenligjore. Jane evidentuar gjithsej 4 mije hektare toke ne bregdet. Duke folur ne lidhje me kete proces, kryeministri Berisha tha se ne te gjitha brigjet e deteve dhe liqeneve te vendit, jane identifikuar mijera hektare toke per kete qellim. "Territoret per kete qellim jane bregu i Adriatikut, nje pjese e bregut jonian dhe dy liqenet, ai i Shkodres dhe Pogradecit. Sikunder duhet te behet nje shqyrtim edhe per zonen jashte parkut kombetar te Dajtit dhe malit te Priskes", deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise. Ky vendim, sipas tij, ka ardhur si pasoje e nevojes per demshperblimin e kesaj shtese dhe sepse zgjidhjet e tjera, jane me te veshtira se kjo qe ofrohet. Kryeministri tha se siperfaqet e identifikuara jane verifikuar me te gjithe dokumentacionin e duhur si troje publike, c'ka lejon me tej percaktimin e procedures se transferimit e shperndarjes se tyre. Sipas Berishes, kthimi financiar ne pjese me te madhe eshte i paperballueshem per shkak se faturat rritet dite pas dite. "Vetem qendra e Tiranes, me cmimin e saj aktual prej 2 mije eurosh, dhe qe pothuajse kudo ka pronaret e vet, perben nje baze monetare aktualisht te paperballueshme, ndaj duhet te perdorim te gjitha mundesite dhe mundesia e pare me e madhe eshte t'u ofroje pronareve troje turistike", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, harta e cmimeve eshte e perfunduar dhe mbi bazen e atyre cmimeve, do mund te perdoret nje siperfaqe e madhe qe eshte identifikuar dhe verifikuar me te gjitha dokumentacionet se eshte siperfaqe publike. Ne lidhje me procesin kryeministri Berisha deklaroi se mbetet per te percaktuar procedurat e transferimit dhe menyren si do te shperndahet kjo siperfaqe. "Eshte e domosdoshme qe javen e ardhshme te vijne ne qeveri aktet nenligjore te procedures se ketij procesi. Ne duhet te bejme cdo perpjekje per te kompensuar pronaret, sepse ky eshte nje detyrim qe rrjedh nga thelbi i ketij sistemi", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, ceshtja e pronave eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme dhe prandaj duhet te kerkohen zgjidhje sa me te shpejta. "Nese nuk i qendrohet plotesisht kthimit dhe kompensimit te prones, sic ka percaktuar Kushtetuta e vendit, por sic e ka ne themel edhe Kushtetuta e ketij sistemi, prona nuk do te gjeje ndonjehere stabilitet ne kete vend", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, kryeministri shprehu besimin se kjo nisme do te kete nje mirekuptim te gjere, pasi zgjidhja e problemit te pronesise eshte kushti me themelor per stabilitetin dhe zhvillimin e tregut te lire.




Komento artikullin | Shiko komentet (223 komente)
Te Tjera nga rubrika