 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
DASH: Mediat, kritikuan qeverine
E Enjte, 26 Shkurt 2009
"Ne pergjithesi individet mund te kritikojne qeverine, publikisht ose privatisht nepermjet mediave, pa mase ndeshkimore. Ndersa nuk ka pasur raport publik per perpjekje nga qeveria per te mbytur kritikat nga individet". Ky ka qene konstatimi i bere nga ana e Departamentit Amerikan te Shtetit, ne raportin vjetor te publikuar dje. Teksa deklaron se jane respektuar te drejtat e qytetareve, DASH ben te ditur se ka pasur kritika te forta ndaj qeverise nga ana e mediave, nderkohe qe nuk perjashton faktin e perdorimit te tyre per qellime politike si dhe vetecensuren qe perdorin gazetaret. Nderkohe qe Ngerci ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave si dhe korrupsioni tek zyrtaret e larte te shtetit, ngrihen si probleme serioze per Shqiperine ne raportin me te fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit. Ne raportin e publikuar dje, vleresohet se procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave, mbetet ende nje problem i prekshem, c'ka vihet re dhe nga ankesat e shumta te shtetasve shqiptare per pronat, tek Avokati i Popullit. Ne statistikat e publikuara, rezulton se vetem per ceshtjen e pronave tek Avokati i Popullit jane depozituar 223 ankesa ne lidhje me vendimet qe gjykatat japin per pronat. DASH, vlereson se ka ende boshllek ne zgjidhjen e problemit te pronave ne dhenien e vendimeve te gjykatave. Ne raport permendet dhe fakti qe fondi prej 5 milione dollaresh nuk u levrua per kompensimin e pronareve vitin qe shkoi. "Autoritetet nuk i zbatojne shume vendimet per zgjidhjen e rasteve te konflikteve pronesore, per shkak te forta shoqerore apo degezimet politike", theksohet ne raport, ku vihet ne pah dhe fakti se Agjencia e Kthimit te Pronave, per dy vjet ka nje buxhet prej 10.3 milione $ per kompensimin e pronareve, ndersa shoqatat thone se per kompensimin e pronareve ne te gjithe vendin duhen 342 miliarde leke. Nje pjese e vecante ne raport, i kushtohet korrupsionit dhe transparences se zyrtareve. "Me gjithe disa arrestime te kryera ne nivelin te larte te zyrtareve te qeverise qendrore, korrupsioni mbeti nje pengese e madhe per reforma kuptimplote dhe nje problem serioz", thuhet ne raport. Ne te permendet, padia e bere ndaj ministrit te Jashtem Basha, per parregullsi ne projektin Durres-Kukes si dhe heqja e imunitetit nga kuvendi. Po keshtu, permendet dhe rasti i heqjes se imunitetit per ish Ministrin e Mbrojtjes, Mediu. Si raste cilesohen dhe gjashte zyrtaret te larte mes te cileve, zv/ministri i Puneve Publike, drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, dhe drejtor i Prokurimit, te arrestuar ne shtator te vitit 2007 per korrupsion ne lidhje me perfshirjen e tyre ne mitmarrje ne tender, por qe u liruan brenda vitit, sepse e kishin konsumuar denimin me kohen e paraburgimit.
Ne raport, Departamenti Amerikan i Shtetit vleresoi se zgjedhjet parlamentare te 2005, arriten vetem pjeserisht standardet nderkombetare. Nderkohe qe vleresohet si kushtetuese zgjedhja e Presidentit te Republikes, Bamir Topi.
Prezenca e paket e grave ne Parlament dhe mos zbatimi i premtimeve politike ne rritjen e perfaqesimit te tyre, theksohet ne raportin e DASH. Sipas raportit, shumica e partive te brendshme futen kuota per grate, por pas zgjedhjeve numri i tyre u zvogelua.
153 Zyrtare Jane hetuar deri me sot, mes te cileve dhe oficere te policise. Sipas Departamentit Amerikan te Shtetit, korrupsioni ne Shqiperi, vijon te jete i perhapur si pasoje e pagave te uleta qe jane ne te gjithe administraten e vendit, dhe ne institucionin e drejtesise.
"Burgjet, trajtimi jo sipas standardeve"
Departamenti Amerikan i Shtetit vlereson se vrasjet shoqerore ne Shqiperi, vazhdojne dhe jane shqetesuese. Duke perfshire jo vetem ato kriminale por dhe per hakmarrje. Ne raport, citohen te dhenat e Ministrise se Brendshme me nje numer prej 85 vrasjesh te tilla, ndonese shifrat jane ne renie. Ne raport permendet dhe keqtrajtimi i shtetasve nga policia, si akte qe kane ndodhur dhe pse ligji ndalon veprime te tilla. "Policia dhe rojet e burgut ndonjehere kane rrahur dhe keqtrajtuar te dyshuarit dhe te ndaluarit, edhe pse kjo ndalohet me ligj", thuhet ne raport, duke permendur se ka raste ku policia ka perdorur force te tepruar ose trajtim cnjerezor. Burgjet ne Shqiperi vijojne te konsiderohen se nuk permbushin standardet nderkombetare dhe ndaj te burgosurve kryhen abuzime fizike dhe psikologjike. Probleme serioze ne raport, konsiderohet ne Shqiperi dhe dhuna ne familja, ndaj grave, abuzimi seksual si dhe trafikimi i femijeve.
"Dosjet, qeveria ka liri per shkarkimet"
Ne raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, nuk mund te lihej pa permendur ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne raport, theksohet se ligji kerkon shkarkimin e te gjithe zyrtareve qe kane qene ish-bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, duke perfshire prokuroret dhe gjyqtaret. Po keshtu cilesohet, se ishte i paqarte formulimi qe qeveria kishte per "proceset politike" dhe fakti ne gamen e gjere te zyrtareve qe preken nga ligji. Raporti ve ne dukje dhe debatin e gjere te zhvilluar per kete ligj si dhe kritikat e nderkombetareve per menyren e kontrollit te mundshem mbi gjyqesorin apo shmangien kushtetuese dhe lirite e shtetasve shqiptare. DASH, permend se raportet ishin se, ligji bie ne kundershtim me parimet kushtetuese dhe kishte paqartesi ne personat qe jane subjekt i ketij ligji.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bode: Jalen, gati ta financojme ne
- Ambasadori gjerman: "Boom" investimesh gjermane ne Shqiperi
- Basha, dorezohet Prokuroria
- "Po flihet mbi dosjet e kleptokracise"
- "Te perndjekurit, gati shperblimi"
- PS-LSI, perplasen per "Gerdecin"
- "Jala, Banka Boterore, ne dijeni"
- Komuna Ksamil, nis prishja e gjithe ndertimeve pa leje
- "Prokuroria te hetoje Jalen"
- "Pro 'Dosjeve', kunder mbulimit te mekateve permes se shkuares"
- Rama: Raporti i DASH, nevoje per ndryshim qeverisjeje
- Meta: Raporti, shuplake e forte Sali Berishes
- Culi: Shqetesim per ecjen mbrapa te shoqerise
- Duckallari: Raporti, demtoi rende imazhin e vendit
- Bumci: Rama, kryecensurues i medias
|
|