Rama: Me ringjalljen dhe perhapjen e analfabetizmit, nuk ka Shqiperi ne BE
E Marte, 24 Shkurt 2009
Qeveria e Partise Socialiste me fitimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, do te jete qeveria e pare e ketij vendi qe do t'i shohe e do t'i trajtoje femijet e qytetit dhe te fshatit, ne te gjithe territorin e Shqiperise, si femije te barabarte te Republikes se Shqiperise. Ky eshte pretimi i radhes, i bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate turit te tij paraelektoral ne takimin me vullnetaret socialiste, ne qytetin e Peshkopise. Ne ndalesen e radhes eshte vene theksi tek ndryshimi i politikes, per te sjelle rezultate reale ne veteqeverisjen e vendit. Kryesocialisti ka prekur ceshtjen problematike te analfabetizmit, qe eshte shtrire masivisht sidomos ne zonat e thella te vendit, qofshin keto ne Veri apo ne Jug. "Nuk mund te kete nje Shqiperi qe shkon ne shkolle dhe nje Shqiperi qe s'di shkrim e kendim ne shekullin e 21-te, ne mes te Evropes kur per faqen e zeze te politikes se vjeter te politikaneve, eshte ringjallur dhe po perhapet analfabetizmi", shprehu shqetesimin kryetari Rama. Sipas tij, loja e vjeter e interesave personale, duke i percare dhe sunduar njerezit, i ka ndihmuar politikanet te shkojne shpesh here aty ku kane dashur te mberrijne, por e kane penguar 18 vjet me radhe Shqiperine, te mberrije aty ku te gjithe ne kemi dashur. "Problemi yne eshte per te mos e lene Shqiperine, per te mos e lene gjeneraten e re, qe Sali Berisha ta zhyse me keq ne papunesi, korrupsion e varferi", deklaroi perpara qytetareve Rama. Ai u beri te qarte, se socialisteve nuk u intereson nje pazar kryetaresh, por nje bashkim i ri qytetaresh. "Nje fitore fale menyres se vjeter te te marrurit vesh mes zanatcinjsh te pazarit te vjeter politik, ju nuk ju duhet. As mua nuk me intereson. Nje bashkim kryetaresh, per te ndare poste per politikanet dhe per te lene njesoj pa zgjidhur njesoj si 18 vjet me radhe, hallet per njerezit dhe per familjet shqiptare, juve nuk ju duhet", theksoi lideri i selise roze. Ai tha se njerezve nuk iu duhet nje qeveri qe nderron qime po jo zakon. "Pasojat qe sjell ky lloj pazari, ky lloj bashkimi, kjo lloj qeverie jane po ata qe shihni prej 18 vjetesh dhe i ndjeni ne kurrizin tuaj", perfundoi fjalen e tij Edi Rama. Denis Dedej
PREMTIMI
"Qeveria qe do te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit do te beje per fshatin, arsimin dhe punesimin me shume se c'kane bere qeverite e 18 viteve te marra se bashku", premtoi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga qyteti i Peshkopise.