PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Zgjedhjet me te lirat, deri me tani


E Marte, 24 Shkurt 2009

Kryeministri Sali Berisha, theksoi dje para nderkombetareve, se Shqiperia do te nderoje vendin dhe miqte qe e besuan per anetaresim ne NATO, duke zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne konferencen e djeshme te "Kartes se Adriatikut", kreu i qeverise siguroi se kabineti qe ai drejton eshte i vendosur te realizoje zgjedhje te lira."Qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje, per te zhvilluar zgjedhjet me te mira qe Shqiperia ka njohur ndonjehere, per zgjedhje te lira dhe te ndershme", premtoi Berisha. Ne keto kushte, ai ftoi te gjithe vendet e huaja, te sjellin ne Shqiperi vezhgues per zgjedhjet, ne menyre qe te monitorojne nga afer procesin. "Do te perpiqemi me te gjitha mjetet tona qe te nderojme, ne radhe te pare qytetaret shqiptare, por te nderojme edhe miqte tane per besimin e tyre ndaj Shqiperise, shqiptareve dhe demokracise shqiptare", u shpreh kryeministri. Me keto fjale, kreu i qeverise, tregoi bindjen se zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, do te zhvillohen ne baze te standardeve nderkombetare te kerkuara, perfshire dhe kartat e identitetit, dokumentet me te cilet do te votojne zgjedhesit.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika