PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

NATO: Shqiperia, anetare ne Aleance


E Marte, 24 Shkurt 2009

Rozeta Rapushi

Shqiperia shperblehet duke u anetaresuar ne NATO. Sa vjen dhe afrohet mbajtja e Samitit ne Strasburg, aq me i qarte behet dhe mesazhi i nderkombetareve se Shqiperia do te behet zyrtarisht anetare e Aleances. Ky mesazh u dha dje dhe nga Sekretari i Pergjithshem i Asamblese Parlamentare te NATO-s, David Hobs, ne konferencen e "Kartes se Adriatikut", e organizuar ne Tirane nen kujdesin e Kuvendit. "Zgjerimi i NATO-s do te behet sipas performances dhe rezultateve te secilit vend, qe aspiron kete integrim. Zgjerimi nuk perben kercenim per askend. NATO, inkurajon vendet e "Kartes se Adriatikut", te punojne se bashku, pasi rruga shperblyese do te jete vete anetaresimi ne NATO. Tashme te gjithe shpresojne qe ne kete Samit, Shqiperia te mirepritet si anetare me te drejta te plota e NATO-s", u shpreh Hobs. Sipas tij, zgjerimi i aleances do te behet ne baze te arritjeve dhe jo vetem aspiratave te vendeve. Po keshtu edhe Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uithers, u shpreh se pas pese javesh, do te jete nje moment historik per Shqiperine. "Aleanca me e madhe me e suksesshme politike dhe e sigurise, do te mireprese Shqiperine si nje anetare e plote ne gjirin e saj", theksoi Uithers. "Anetaresimi ne NATO, nuk eshte fundi, por vetem fillimi. Ne presim qe Shqiperia dhe Kroacia, te rrisin hapin e reformave te tyre demokratike, ushtarake dhe ekonomike, qe te japin kontributin me efektiv te mundshem ne kete aleance", theksoi Uithers. Kryeministri Sali Berisha, garantoi se, i tere ky besim do te shnderrohet per qeverine ne nje pergjegjesi me te madhe. "Se bashku me opoziten ne kemi ndermarre reforma shume te rendesishme ne fushen e drejtesise, kemi marre reforma te medha Kushtetuese dhe zgjedhore, te cilat vertete premtojne per standarde te nje niveli me te larte demokracie ne Shqiperi", u shpreh kryeministri, duke vleresuar ndihmen e SHBA, qe themeluan ne Tirane Karten "Adriatik 3". Ndersa kryetarja e Grupit socialist, Leskaj, pranoi se marrja e fteses, ratifikimi ne nje kohe te shkurter nga parlamentet e 26 vendeve te NATO-s, jane nje mbeshtetje dhe konfirmim i partneritetit strategjik me SHBA dhe vende te tjera te Aleances. "Anetaresimi ne NATO, mbetet nje kontribut i gjithe forcave politike ne vend, kohet e fundit ne krijuam nje klime te re besimi ndaj vendit dhe partnereve, sidomos me dy reformat e fundit te bera me konsensus, ate zgjedhore dhe reformen ne drejtesi, ku roli i opozites ne kete proces ka qene percaktues", tha Leskaj.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika