PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Dosjet", konsulte me nderkombetaret dhe opoziten


E Marte, 24 Shkurt 2009

Komisionari per Zgjerimin prane Bashkimit Evropian, Oli Rehn e konsideroi dje si nje vendim te drejte nga ana e qeverise shqiptare, zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese ne lidhje me pezullimin e ligjit te lustracionit. Pas takimit qe Renh zhvilloi me ministrin e Jashtem, Lulezim Basha, zedhenesja e komisionerit te KE-se, Kristina Nagy deklaroi se nga ana e KE-se ishte pershendetur qendrimi i Gjykates Kushtetuese per kete vendim te dhene. Sipas saj, Komisioni Evropian mirepret vendimin e Kushtetueses, per lenien pezull te ligjit te dosjeve dhe kerkesen per ndihme, drejtuar Komisionit te Venecias. Nderkohe qe sipas ministrit Basha, ne takimin me Olli Rehn nuk eshte diskutuar ligji i dosjeve, per te cilin zedhenesja e komisionerit perseriti qendrimin e BE-se. "Diskutimi ka qene shume i frytshem me komisionerin Ren. Realisht nuk eshte folur per ligjin e lustracionit. Por qendrimi i Komisionit Evropian per kete ligj eshte i qarte. Po keshtu eshte i qarte qendrimi i qeverise shqiptare qe u demonstrua me qendrimin ndaj vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese. Ne do te vazhdojme ne respekt te shtetit ligjor, te ndjekim kete proces i cili eshte i domosdoshem, jo vetem per te kaluaren por c'eshte me e rendesishmja edhe per te ardhmen e shoqerise shqiptare", vijoi Basha. I cili ka nenvizuar se "procesi tanime po vazhdon me ndihmen e ofruar dhe te pranuar nga nje numer institucionesh nderkombetare dhe opozita, jo vetem qe ka vendin e saj por eshte teresisht e mirepritur dhe e ftuar te marre pjese ne kete proces".




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika