PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Banesat, demagogji prag fushate


E Marte, 24 Shkurt 2009

Deputeti socialist, Pilo Keri akuzoi qeverine se mashtron kur thote, se do te strehoje familjet qe kane zene shtepite e pronareve dhe se do perballoje interesat e kredise se tyre. "Ju beni demagogji per keto familje. Premtime fushate, se nuk keni asnje fature, se sa mund t'i shkoje shtetit perballimi i interesave te kredise per ta", tha Kerri ne seancen e djeshme plenare. Menjehere, ne replike, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi u shpreh se programi per kete kategori eshte i qarte dhe do te perballohet. "I vetmi qe nuk duhet te flisje per keto familje, je ti. Sepse ti, je duke pritur per te ndertuar ne qytetin e Durresit me kredi", reagoi Olldashi. Ministri eshte shprehur se familjet qe kane zene shtepite e ish pronareve, do t'i lirojne, pasi shteti do t'u jape kredi per banesa, dhe interesat do t'i paguaje vete.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika