Licencat e demontimit te municioneve, kalon ligji
E Marte, 24 Shkurt 2009
Opozita u shpreh kritike dje, ndaj projektligjit per dhenien e licencave per fabrikat private te demontimit te municioneve dhe fabrikat e prodhimit te armeve. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace, kerkoi shpjegime se pse i jepet privatit dhe jo shtetit. "Ne baze te rekomandimeve te BE, beme ndryshimet, qe te arrihet ne 50 licenca, atje ku eshte e domosdoshme", sqaroi ministri i Ekonomise, Genc Ruli. Por te majtet e kundershtuan. Sipas Taulant Balles, qeveria po jep leje edhe per prodhim armesh dhe ne vendin tone sipas tij, nuk mund te prodhohen arme per aq kohe sa kompani te tilla shkaktojne tragjedi, si ato te 15 marsit.