PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bode rrezon akuzat e opozites: Nuk ka krize ne Shqiperi, abuzim per fushate


E Marte, 24 Shkurt 2009

Opozita beri fajtore dje ne Kuvend qeverine, se per pasoje te papergjegjshmerise se sa,j ne mos hartimin e politikave, vendi po hyn ne krize te thelle ekonomike. Debati u hap nga kreu i LSI, Ilir Meta, i cili tha se ne arrogancen kunder krizes ekonomike, qeveria nuk njeh limite. "Qeveria nuk po merr asnje mase per te perballuar krizen ekonomike. Ne kohen kur duhet te gjeje zgjidhjen per te mos lene bizneset ne falimentin, ekzekutivi hesht", reagoi Meta. Por sipas ministrit te Financave, Ritvan Bode, opozita abuzon e shperdoron fjalen krize. Ne replike ndaj Metes, Bode tha se te majtet jane aq te coroditur, sa qe as nuk dine se si ta klasifikojne krizen. "Shqiperia nuk rezulton se ka renie te ekonomise. Kjo qe thoni ju, eshte etje per fushaten elektorale dhe akuzoni e fyeni pa shkas", u shpreh Bode. Sipas ministrit, debati qe behet per krize ekonomike ne vend eshte histerik dhe absurd nga ana e opozites. Per ministrin ne Shqiperi dhe bankat, po permiresojne aktivitetin e tyre dhe jane te detyruara te mbeshtesin biznesin vendas me kredi. Bode sqaroi se nese ka prekje, ajo vjen nga qe kompanite e medha boterore falimentojne. "Ju jeni totalisht te coroditur si qeveri, madje dhe mashtrues. Sepse FMN ju ka kerkuar qe te rishikoni realisht se sa e keni shifren e renies ekonomike ne vend", nderhyri socialisti Arben Malaj. Sipas tij, qeveria mendon per zgjedhjet, ne vend qe te hartoje politika se si te perballoje renien ekonomike dhe krizen, qe sa vjen e po thellohet ne Shqiperi. "Nuk ka rendesi se nga vjen kriza ekonomike, e rendesishme eshte se qeveria eshte pergjegjese qe te hartoje politikat mbrojtese te saj", tha Malaj. "Ne vend qe te merreni me keto gjera, ju mashtroni dhe madje silleni dhe ne menyre arrogante ndaj krizes ekonomike qe ka perfshire vendin", vijoi Malaj. Ish ministri socialist, u shpreh se, shume shpejt te dhenat e raporteve te nderkombetareve, do te vertetojne se qeveria dhe ministri Bode mashtron, kur thote se nuk ka krize ekonomike, madje se Shqiperia ka rritje ekonomike. R.Rapushi




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika