Nishani: Kartat e identitetit, per te gjithe shtetasit
E Marte, 24 Shkurt 2009
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, garantoi dje se kartat e identitetit do te behen per te gjithe shtetasit, perfshire dhe regjistrin elektronik per ruajtjen e te dhenave te shtetasve. Ne nje replike me deputetin socialist, Flamur Hoxha, i cili kritikoi procesin e shperndarjes dhe prodhimit te kartave, ministri theksoi se ky proces eshte me i miri qe vendi ka bere ndonjehere. "Ne do te realizojme dhe regjistrin e ri elektronik, i cili do te ruaje te dhenat e shtetasve, pa lejuar manipulimet", u shpreh Nishani. Sipas tij, cdo levizje qe do te behet ne regjister, automatikisht behet transparente ne sistemin elektronik, ndaj nuk ka mundesi manipulimi per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga ana tjeter, ministri pranoi problemet qe ende ekzistojne me shtetasit shqiptare, qe heqin dore nga shtetesia e nuk cregjistrohen. Megjithate, Nishani u shpreh se dhe keto probleme po korrigjohen, ne menyre qe te behet menjehere cregjistrimi i tyre. Ne kete pike, ai sqaroi gjithashtu se autoritetet e gjendjes civile, nuk kane te drejte te marrin vendime pa akte, keshtu qe dhe ky eshte nje proces ne permiresim e siper. Ajo c'ka eshte e sigurt sipas ministrit, eshte se zgjedhjet do te zhvillohen sipas standardeve te kerkuara.
Premtimi
Shqiptaret do te votojne ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, me karta identiteti. Sipas ministrit te brendshem, Bujar Nishani, procesi eshte transparent dhe me i miri qe mund te mendohej ndonjehere.