PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Basha: Aplikimi ne BE, brenda Presidences ceke

Basha: Aplikimi ne BE, brenda Presidences ceke

Fatjona Mejdini
E Marte, 24 Shkurt 2009

Presidenca ceke eshte percaktuar si koha me e pershtatshme per aplikimin e Shqiperise si vend kandidat per ne BE. Kete e ka bere te ditur shefi i diplomacise shqiptare, Lulzim Basha, pas takimit te zhvilluar dje me Komisionerin Evropian per Zgjerim, Olli Rehn. Nje takim qe paraprin ate te dites se sotme te Trojkes Evropian per dialogun politik mes Shqiperise dhe BE-se. Gjate takimit te djeshem eshte theksuar si nga ministri Basha, po keshtu edhe nga komisioneri Rehn, fakti se Shqiperia duhet te gjeje momentin e pershtatshem per ta bere kete hap te rendesishem per afrimin ne BE. Nderkohe qe Basha ka percaktuar presidencen ceke kohe optimale per aplikim, ndersa ka reaguar ne deklaraten e Komisionit Evropian mbi konkluzionet e takimit me komisionerin Olli Rehn ne Bruksel. "Shqiperia nuk demonstron ngerc, as stanjacion, as nervozitet per te pershpejtuar ne menyre te panatyrshme nje proces, baza e te cilit eshte suksesi i reformave. Ne e shikojme gjashtemujorin e Presidences ceke, si nje periudhe jashtezakonisht te favorshme per te hedhur hapin tjeter ne drejtim te integrimit te metejshem te vendit", tha Basha. Njeheresh kreu i diplomacise shqiptare e informoi komisionerin e Zgjerimit, per pergatitjet per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Sipas Bashes, qeveria po merr masat e duhura per pergatitjen e kartave te reja te identitetit dhe po ecen me shpejtesi ne pergatitjen e nevojshme infrastrukturore per keto zgjedhje, te cilat konsiderohen si nje pike kyce per integrimin e metejshem te Shqiperise. Ndersa zedhenesja e komisionerit te Zgjerimit, Kristina Nagy ne nje konference per shtyp deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve nderkombetare eshte kushti kryesor per progresin e metejshem te Shqiperise ne rrugen e saj drejt unionit evropian. Nje teme tjeter e diskutuar ne takimin mes Rehn dhe Bashes, ishte edhe procesi i liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, ku qeveria po permbush me seriozitet kerkesat. Po keshtu, ministri i Jashtem, Basha deklaroi se qeveria eshte e angazhuar gjithashtu edhe per kryerjen e reformave te gjithanshme, ne kuader te zhvillimit dhe integrimit te vendit.

6 Muajt E pare te ketij viti do te jene vendimtare, per sa i perket afrimit te metejshem te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Brenda kesaj kohe qeveria shqiptare, pritet te bej edhe kerkesen e saj per te fituar statusin e vendit kandidat prane BE-se.

28 Qershor Eshte data ne te cilen pritet te mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dje ne Bruksel u theksua se keto zgjedhje sipas standardeve, jane te nje rendesie te vecante pasi jane percaktuese per integrimin e metejshem te vendit.

Shqiperia po permbush edhe nje sere kerkesash te sjella nga Komisioni Evropian ne lidhje me liberalizimin e vizave, nepermjet nje udherrefyesi te procesit. Basha ka deklaruar se brenda ketij viti Shqiperia, pritet te marr garanci pozitive per permbylljen e ketij proce


Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika