PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Karta ne prill ose qeveri teknike"

Denis Dedej
E Marte, 24 Shkurt 2009

"Qeveria duhet te pajise brenda prillit cdo qytetar ose me karte identiteti, ose me pasaporte, perndryshe te largohet me doreheqje, per t'i hapur rrugen nje qeverie teknike qe garanton zgjedhje te paanshme". Kjo eshte deklarata e bere diten e djeshme nga kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, i cili theksoi se ne kushtet qe ndodhet vendi, qeverise i mbetet vetem te pergatise largimin e saj, nepermjet zgjedhjeve te lira, ne qershor te ketij viti. Duke vene theksin ne krizen ekonomike, kreu i PSD-se, vleresoi se kriza politike, ekonomike dhe institucionale po thellohet cdo dite dhe largimi i Qeverise eshte paketa me e efektshme antikrize per Shqiperine. "Kriza po shfaqet ne tere treguesit e saj; ulje te zhvillimit; zhvleftesim te monedhes; rritje te cmimeve; rritje te papunesise; thellim i varferimit per popullin", vuri ne dukje Gjinushi. Partia Socialdemokrate ritheksoi se kjo krize eshte paralajmeruar me pare nga kjo parti ne vitin 2007. "Kriza jone vjen se pari nga keqqeverisja, nga paaftesia totale e kreut te qeverise, nga korrupsioni galopant, trafiqet qeveritare, konfliktet nder-institucionale", akuzoi lideri i socialdemokrateve, duke shtuar se kjo krize ka nisur para krizes boterore. Sipas tij, ne vend te reflektimit qeveria e mashtrimit dhe e Gerdecit, eshte perpjekur te fshehe krizen dhe deshtimin e saj, duke fshehur inflacionin, pra rritjen e cmimeve dhe manipuluar rritjen ekonomike, nepermjet INSTAT dhe ministrave marioneta. Duke iu referuar deklarates se kryeministrit te Partise Demokratike, i cili deklaroi se ekonomia shqiptare po perjeton nje bum ekonomik, Gjinushi e cilesoi si nje tallje e poshterim per cdo qytetar. "Ne vend te paketave antikrize, qeveria vazhdon aplikimin e paketave per shitjen e pasurise se shqiptareve, nepermjet privatizimeve e koncesioneve korruptive", kritikoi kryetari i PSD-se, duke shtuar se, nderkohe qe shqiptaret varferohen, papunesia rritet dhe bizneset falimentojne. "Ne vend te frenimit te krizes, qeveria pergatit ligje antikushtetuese, si ai i pastrimit, i kundershtuar nga SHBA e BE, per frenimin e prokurorise dhe gjykatave ne goditjen e korrupsionit qeveritar", perfundoi fjalen e tij, kryetari i social demokrateve, Skender Gjinushi.

Gjinushi: Deklarata e Topit, per qeverine e re pas zgjedhjeve

Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi, duke komentuar deklaraten e Presidentit Topi, se vendi mund te integrohet ne 2012 ne BE, tha se "me siguri ai ka parasysh qe jane zgjedhjet para dhe me qeverine e re, te dale nga zgjedhjet e qershorit Shqiperia eshte e gatshme te integrohet ne 2012. Shqiperia eshte vazhdimisht e gatshme, puna eshte a eshte qeveria shqiptare e afte per ta cuar Shqiperine drejt integrimit evropian, me ritmet dhe me standardet e duhura", tha Gjinushi.






Komento artikullin | Shiko komentet (61 komente)
Te Tjera nga rubrika