"Berisha, nje realitet i erresires"
E Diele, 22 Shkurt 2009
Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverise se Berishes, te cilen e ka cilesuar si te mbytur nga korrupsioni. Ne takimin e tij me rrjetin e Vullnetareve mbeshtetes te Partise Socialiste ne qytetin e Librazhdit, kryetari i selise roze Edi Rama eshte ndalur ne politikat e ndjekura nga qeveria, qe sipas tij kane nxjerre ne pah korrupsionin dhe paaftesine e kesaj maxhorance. Ai eshte shprehur se vizioni i socialisteve per nje politike te re synon rimekembjen e Shqiperise nga bataku qe e ka futur kryeministri dhe kabineti i tij. Nderprerja per nje moment e energjise elektrike i ka dhene shkas kryesocialistit te risjelle ne vemendje premtim e kryeministrit Berisha per 24 ore drita, duke theksuar se realiteti i erresires eshte i prekshem ne cdo rreth te Shqiperise.
Ne qytetin e Librazhdit, banoret i kane rezervuar nje pritje masive Edi Rames dhe deputeteve qe e shoqeronin. Rama eshte perqendruar ne keqqeverisjen dhe korrupsionin qe eshte kthyer tashme ne sistem nga njeriu i cili u votua ne 2005 per luften ndaj tij. Rama ka sqaruar se vizioni i socialisteve per nje politike te re synon rimekembjen e Shqiperise. "Asnjehere papergjegjshmeria dhe i pari i puneve te ketij vendi nuk kane qene me bashke sesa sot. Asnjehere paaftesia dhe i pari i qeverise se ketij vendi nuk kane qene me te njehsuar sesa sot. Asnjehere korrupsioni dhe kryeministri i ketij vendi nuk kane qene me te lidhur me njeri-tjetrin sesa sot", akuzoi Rama. Teksa ka kerkuar qe te ndahemi nga politika e dyfytyresise, politika e urrejtjes dhe e trajtimit te kundershtarit si armik qe duhet mbytur me akuza, shpifje, fyerje. "Eshte koha qe cdo qytetar te mos ta humbe rastin e paster te 28 qershorit, te merret me politike. Jo per t'u bere politikan, po per ta vene politiken ne sherbim te tij", beri apel Rama. I cili ka nenvizuar se ne nuk kishin ardhur ketu per te bertitur poshte Sali Berisha, por per te ngritur lart Shqiperine, duke ngritur lart njeri-tjetrin. "Sot ne jetojme deformimin me ekstrem te keqqeverisjes se 18 viteve, nen dhunen e interesave te korrupsionit, qe jane perqendruar ne oborrin kryeministror, duke e kthyer njeriun e votuar 4 vjet me pare per te luftuar sistemin e korrupsionit, ne vete shembullin ulerites te korrupsionit te sistemit", tha Rama. Mirepo fjala e Rames eshte nderprere nga ikja e energjise elektrike ne salle. "Sot jemi 127 dite nga perfundimi i mandatit te kesaj qeverie, e cila u votua me shume premtime dhe nje nga keto premtime ishte 24 ore drita, 24 ore uje, por sot kur duhet te ishte mbajtur ky premtim dhe kur ne ne ora 4 pasdite, ne nje qytet jemi pa drita. Dhe kur te gjitha fshatrat e vendit kane rregullisht mungese dritash, nga 4 deri ne 8 ore, Sali Berisha thote e mbajtem premtimin solemn: ne Shqiperi nuk ka nderprerje dhe ne i furnizojme familjet shqiptare me 24 ore drita. Kurse qytetet e vogla si Librazhdi, nuk quhen dhe nuk llogariten kur flitet per halle dhe probleme. Mjafton qe te kete drita ne Tirane dhe ne dy a tre qytete te medha, dhe per ta kjo eshte nje pune e kryer, nderkohe qe per ne nuk mund te kete nje Shqiperi evropiane ne Tirane dhe nje Shqiperi evropiane mesjetare qe jeton ne fshat, apo ne qytete si Librazhdi, sepse Shqiperia eshte nje dhe qytetaret e Shqiperise jane qytetare te Shqiperise me liri dhe te drejta te barabarta", tha Rama. A.G