PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Basha: Arritjet e qeverise na sollen "Anetaresimi ne NATO s'do te ndale reformat"


E Diele, 22 Shkurt 2009

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha u shpreh dje se Shqiperia do te vazhdoje reformat pavaresisht sinjaleve se do te jete se shpejti anetare me te drejta te plota ne NATO. "Me anetaresimin ne NATO, nuk do te shteroje procesi i reformave, perkundrazi, qeveria eshte e bindur te vazhdoje rrugen e ndermarre deri tani", u shpreh gjate zhvillimit te tryezes se djeshme per sigurine dhe ministri Basha. Ai vleresoi, se anetaresimi i Shqiperise ne NATO do te vije fale reformave dhe arritjeve te vendit tone gjate ketyre viteve. Ministri nuk permendi si nje shqetesim zhvillimet e fundit ne Slloveni per realizimin e nje referendumi te mundshem kunder Kroacise. Samiti kur Shqiperia dhe Kroacia pritet te behen anetare me te drejta te plota ne NATO, do te zhvillohet ne muajin Prill ne Strasburg. Serish ne kete samit, pretendon te marre ftesen per anetaresimin dhe Maqedonia, vend i cili nuk e mori vitin qe shkoi per shkak te perplasjeve me Greqine per ceshtjen e emrit.






Komento artikullin | Shiko komentet (19 komente)
Te Tjera nga rubrika