PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topi jep garanci: Shqiperia ne BE, brenda vitit 2012


E Diele, 22 Shkurt 2009

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi u shpreh dje nga Italia i bindur, se Shqiperia do te jete anetare e Bashkimit Evropian ne vitin 2012. Gjate vizites zyrtare qe po zhvillon ne Itali, i ftuar nga autoritetet e rajonit te Ligurias, kreu i shtetit u shpreh se: "Brenda vitit 2012 Shqiperia do te hyje ne Bashkimin Evropian. Reformat qe po kryhen vendi e japin kete siguri". Si dhe shtoi se pas nje muaji vendi yne do te jete anetar me te drejta te plota ne NATO. "Reformat e ndermarra politike japin sigurine se dite pas dite mund te hyjme me te gjitha te drejtat ne komunitetin evropian. Shqiperia eshte ne faze tranzicioni, por gjasat jane pozitive qe se shqiptaret jane te sigurte ne qellimin e tyre per anetaresimin ne strukturat evropiane", u shpreh Presidenti Topi. Sipas tij, vendi yne ofron tashme te gjitha mundesite ekonomike, si dhe garanton dhe te drejta per te gjithe rajonin e Ballkanit. Ne kete kuader, kreu i shtetit shqiptar, nuk harroi te falenderoje dhe popullin italian per mikpritjen e dhene ndaj shqiptareve, qe jane integruar aty. Diten e djeshme, Presidenti Topi u takua me personalitete te rendesishme te provinces se Xhenovas. Ai zhvilloi bisedime te ngrohta e miqesore me Presidentin e Provinces se Xhenovas, Alesandro Repeto, Presidentin e Komitetit Rajonal, Klaudio Burlando, me Presidentin e Keshillit Rajonal te Ligurias, Xhakomo Ronciti, me Presidentin e Keshillit Bashkiak, Xhorxho Guerelo dhe Kryetaren e Bashkise se Xhenoas, Marta Vincenci. Ne keto takime u permend fryma e miqesise shume te mire, qe eshte zhvilluar tradicionalisht mes dy vendeve tona dhe eshte shprehur interesimi i perbashket i paleve, per intensifikimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat, me qellim rritjen dhe nxitjen e metejshme te tij. Kreu i shtetit u shpreh edhe ne emer te mbare popullit shqiptar se, marredheniet me Italine jane te shkelqyera ne te gjitha fushat, si marredheniet dhe shkembimet e vizitave ne nivelet me te larta politike, ashtu edhe ato ekonomike, tregtare dhe kulturore. Kreu i shtetit ndodhet ne Itali, i ftuar nga bordi drejtues i festivalit te Sanremos, per naten finale te ketij evenimenti te madh te muzikes italiane.




Komento artikullin | Shiko komentet (9 komente)
Te Tjera nga rubrika