 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Bregu: Shqiperia, vend surprize
E Diele, 22 Shkurt 2009
Qeveria shqiptare ka pershendetur rezultatet e publikuara nga Instituti prestigjioz Global Insight, i cili e rendit vendin tone, nder te parat shtete ne Evrope, per sa i perket rritjes ekonomike. Per ministren e Integrimit Majlinda Bregu kjo rritje ekonomike, e cila e etiketon Shqiperine si vendi surprize ne ekonomine boterore me demokraci te maturuar dhe liri tregu, tregon maturi ne permbushjen e politikave ekonomike te ekzekutivit.
"Kjo rritje ekonomike e Shqiperise nuk ka ardhur si rezultat i vleresimit te ndonje malli te rralle e specifik si nafta apo gazi ne tregun boteror, (sic ka ndodhur me Turkmenistanin qe ben pjese ne 10-she), por ka ardhur teresisht si rrjedhoje e rezultat i politikave te suksesshme ekonomike te qeverise shqiptare. Shqiperia eshte vendi surprize ne ekonomine boterore, me demokraci te maturuar, liri tregu te kombinuar me reforma ambicioze, inflacion te ulet dhe stabilitet makro-ekonomik. Shqiperia eshte vendi me rritjen ekonomike me te madhe ne Evrope per vitin 2009", ka qene deklarata e djeshme e ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, ne konferencen per mediat tre dhene ne ambientet e Keshillit te Ministrave. Sipas saj, ne nje perfundim te tille paralelisht me Global Insight kane dale edhe nje sere institutesh e organizmash te tjere nderkombetare si Banka Evropiane per Rindertim e Zhvillim, Fondi Monetar Nderkombetar, Departamenti Ekonomik e Social i Kombeve te Bashkuara, "The Economist", seksioni Intelligence Unit dhe Instituti Vienez per Studime Nderkombetare Ekonomike.
"I ardhur vetem pak kohe pas vleresimeve te Bankes Boterore, e cila e shpalli Shqiperine si vendin e dyte ne bote per zhvillimin ekonomik dhe te Trasparency International qe e renditi Shqiperine te dhjeten ne bote per luften kunder korrupsionit, ky klasifikim i ri konfirmon edhe nje here vleresimin qe organizatat me te mira nderkombetare i bejne reformave te nderruara nga qeveria shqiptare, qe ne krye te mandatit te saj", deklaroi dje Bregu. Ajo ka nenvizuar se sipas shtypit boteror, Shqiperia eshte vendi me ekonomi te shendoshe e rritjen ekonomike me te madhe ne Evrope per vitin 2009 dhe ne menyre figurative Shqiperia cilesohet si: "Nxenesi me i mire i klases ne Evrope per vitin 2009 ne fushen e rritjes ekonomike". Pak dite me pare te dhenat e Global Insight, flisnin per nje rritje ekonomike prej 5.4 per qind ne 2009. Nje nga aspektet qe ka ndikuar ne ecurine normale te ekonomise shqiptare, ndersa bota perballet me krizen e rende, veren ky institut, eshte niveli i kredive qe eshte me i ulet se vendet e tjera te Evropes Juglindore. Vec ketyre ne raportin e institutit vleresohet edhe lufta kunder ekonomise informale, qe eshte kthyer ne nje drejtim kryesor te punes se qeverise. Nderkohe qe vetem dje, qeveria shqiptare pershendeti raportin e Global Insight ku Shqiperia renditet vendi i pare ne Evrope dhe e dhjeta ne bote per rritjen e larte ekonomike per vitin 2009.
Banka Boterore: Kriza rrezikon Shqiperine
Kriza ekonomike globale rrezikon thellimin e varferise ne Shqiperi. Ne raportin me te fundit te Bankes Boterore, Shqiperia klasifikohet nder vendet mesatarisht te rrezikuara nga efektet e krizes, ne drejtim te thellimit te nivelit te varferise. Sipas ketij raporti, Shqiperia klasifikohet nder vendet mesatare te rrezikuara nga efektet e krizes ne drejtim te thellimit te nivelit te varferise. Por gjithashtu, Shqiperia vleresohet si nje vend me aftesi te kufizuara fiskale, e thene ndryshe sipas Bankes boterore, vendi yne nuk ka shume hapesira per te ulur me tej taksat, apo per te rritur deficitin buxhetor, si menyra per te nxitur ekonomine. Per vendet ne kushtet e Shqiperise, Banka Boterore sugjeron edhe nje tjeter menyre per te perballuar pasojat e krizes, duke rekomanduar rritjen e kapaciteteve institucionale, cka do te thote zbatimin e programeve per te mbrojtur shtresat me te varfra te shoqerise nga ndikimi i krizes.
Vasili: Shqiperia, pa asnje plan antikrize
Levizja Socialiste per Integrim deklaron se Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka nje plan antikrize. Ne nje konference per shtyp, sekretari i pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili tha se kriza ekonomike eshte realitet ne Shqiperi. Ai vuri theksin ne prekjen nga kjo situate e fasonisteve qe sipas Vasilit realizojne nje xhiro vjetore prej 4 miliarde leke. "Kriza ekonomike aktualisht eshte nje realitet i dhimbshem dhe me pasoja shkaterrimtare. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka asnje plan antikrize, si dhe njekohesisht edhe grupbizneset apo sektoret ekonomike qe do te mbeshteteshin nga ai. Kjo situate e rende ne menyre te vecante kane prekur dukshem edhe fasonistet, te cilet perfaqesojne qindra biznese ane e mbane vendit me rreth 100 mije vende pune dhe qe realizojne nje xhiro vjetore me me shume se 4 miliarde leke", tha Vasili.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- DASH: Mediat, kritikuan qeverine
- Berisha: Pronaret, troje turistike
- "Karta ne prill ose qeveri teknike"
- Basha: Aplikimi ne BE, brenda Presidences ceke
- Kosova siguron daljen ne Adriatik
- Nishani: Kartat e identitetit, per te gjithe shtetasit
- Bode rrezon akuzat e opozites: Nuk ka krize ne Shqiperi, abuzim per fushate
- Licencat e demontimit te municioneve, kalon ligji
- Banesat, demagogji prag fushate
- "Dosjet", konsulte me nderkombetaret dhe opoziten
- NATO: Shqiperia, anetare ne Aleance
- Berisha: Zgjedhjet me te lirat, deri me tani
- Konflikti i interesit, ILKDP mbledh agjencite e pronave
- Rama: Me ringjalljen dhe perhapjen e analfabetizmit, nuk ka Shqiperi ne BE
- "Koncesioni per HEC-in ne Devoll, shkelen 12 nene te ligjit"
|
|