PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Bogdani: Rama te beje transparencen, ndryshe s'votojme buxhetin e bashkise

Bogdani: Rama te beje transparencen, ndryshe s'votojme buxhetin e bashkise


E Diele, 22 Shkurt 2009

Demokratet jane shprehur me se te vendosur per te mos e hedhur voten per buxhetin e bashkise se Tiranes. Zedhenesi i kesaj partie, Gerti Bogdani, teksa ka garantuar qytetaret kryeqytetas per refuzimin e firmes per kete draft te paraqitur nga bashkia, nuk ka munguar te sulmoje dhe kreun e kesaj bashkie, njeheresh kryetar i PS, Edi Rama per arrogancen, sipas tij, me te cilen u soll me keshilltaret bashkiake te Tiranes. Keshtu, PD deklaron se nuk ka ndryshuar qendrim ndaj buxhetit te bashkise se Tiranes edhe pas kthimit te projektligjit nga prefekti. Zedhenesi i PD-se tha se keshilltaret bashkiake te kesaj force politike nuk do te votojne buxhetin deri ne transparencen e fondeve nga Edi Rama, i cili ende nuk e ka bere nje gje te tille. "Pasi me figuren e tij te numerimit te votave, tamam si Mr. Dosja, u tregoi shqiptareve se ju votoni dhe une numeroj. Z. Rama, kryetar i bashkise me korrespondence, tashme e ka futur Tiranen ne paralize te plote. Partia Demokratike e paralajmeron z. Rama se pa transparencen e plote te buxhetit te Tiranes, keshilltaret e saj do te votojne ate kunder", deklaroi Gerti Bogdani. Nderkohe qe transparence nga Rama kane kerkuar dhe keshilltaret e Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet kane bashkuar votat, ndonese jane shprehur se per qellime krejt te ndryshme, per te rrezuar buxhetin e bashkise se Tiranes. Nderkohe qe vetem disa dite me pare ka qene prefekti Keci, ai qe nuk e firmosi buxhetin, duke paralajmeruar se ne rastin e mosmarrjes ne shqyrtim, rezervon te drejten e animimit ne gjykate. Por kjo me sa duket nuk i ka stepur socialistet, te cilet nepermjet zv.kryetarit te keshillit bashkiak deklarojne se s'kane ndermend ta miratojne me buxhetin.


Komento artikullin | Shiko komentet (112 komente)
Te Tjera nga rubrika