PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

SHBA: Shqiperia ne NATO, e sigurte

Rozeta Rapushi
E Diele, 22 Shkurt 2009

"Ne me pak se dy muaj, Shqiperia do te behet anetare e NATO-s, me te drejta dhe privilegje te barabarta". Deklarata u be dje nga Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uidhers ne tryezen e zhvilluar per Sigurine me perfaqesues se pozites dhe opozites ne vend, e organizuar nga Institutit i Studimeve Nderkombetare dhe qe vjen pak dite pasi 26 vende te NATO-s mbyllen procesin e ratifikimit te protokollit te anetaresimit te Shqiperise. Ne prag te zhvillimit te Samitit te NATO-s, ne prill ne Strasburg, Ambasadori Uidhers u shpreh me bindje se pozicioni i ardhshem i Shqiperise, do te jete pjese e Aleances. "Po e perseris edhe nje here sepse tingellon bukur. Anetare me te drejta dhe privilegje te barabarta", u shpreh Uidhers. Ne prill te ketij viti, si Shqiperia ashtu dhe Kroacia pritet te behen anetare me te drejta te plota ne NATO. Nje proces ky, i cili nisi me mbylljen e ratifikimit te Protokollit te anetaresimit ne kete aleance, per Shqiperine dhe Kroacine nga te gjitha vendet e aleances. Ne keto kushte, duket se shkopi nen rrota per Kroacine, ndoshta dhe vendin tone, do te ishte zhvillimi i referendumit ne Slloveni, per kete ceshtje. Gjate diskutimeve te djeshme u permenden zhvillimet ne Slloveni, si nje ceshtje qe duhet te ndiqet me vemendje, pasi zhvillimi i nje referendumi kunder Kroacise, mund te kete efekt dhe mbi anetaresimin e Shqiperise, gjate samitit te prillit. Aktualisht, ne vendin tone, procesi i anetaresimit te vendit tone ne NATO, mbeshtetet nga te gjitha forcat politike ne vend por dhe mbare opinioni. Nje faktor ky qe u permend dhe ne tryezen e djeshme, si nga ministri i Jashtem, Basha dhe kryetarja e grupit parlamentar socialist, Leskaj. Uidhers, ne keto kushte, vleresoi dhe rolin qe Shqiperia ka luajtur ne stabilitetin ne rajon, gjate kesaj periudhe. Reagimi dhe mbeshtetja e SHBA-se, behet ne nje kohe kur vijojne turbullirat se cili do te jete lideri i ardhshem i aleances dhe se si do te vijohet me anetaresimet e reja qe priten ne samitin e prillit, ne Strasburg. Shqiperia dhe Kroacia, moren nje vit me pare, ne prill, ftesen per te qene pjese e NATO-s. Me dy shtetet ishte dhe Maqedonia, vend i cili nuk mori ftese, per shkak te konfliktit me Greqine per ceshtjen e emrit. Ne bisedimet e zhvilluara, u vleresua ratifikimi ne nje kohe te shkurter nga parlamentet e 26 vendeve te NATO-s, si dhe anetaresimi, qe pritet ne muajin Prill, jane nje mbeshtetje dhe konfirmim i partneritetit strategjik dhe marredhenieve te shkelqyera me SHBA dhe vende te tjera te aleances, te cilave ne shqiptaret duhet tu jemi mirenjohes.


Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika