PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ceka: "Dosjet", parlamenti, filter para zgjedhjeve


E Shtune, 21 Shkurt 2009

Presidenti i PAD, Neritan Ceka kerkon qe ligji i dosjeve te hyje ne zbatim, perpara zgjedhjeve parlamentare. Megjithese tashme eshte e dukshme se gjasat, qe ligji te behet i zbatueshem para zgjedhjeve, jane te pakta Ceka shprehet se deshiron qe Parlamenti, te filtrohet para 28 qershorit. "Mire do te ishte qe gjithe kjo procedure te mbaronte perpara zgjedhjeve, ne menyre qe te mos kemi perseri ne Parlamentin e ardhshem, historine e agjenteve te sigurimit, historite e pseudonimeve", vijon Ceka. Nderkohe qe ai nuk ka munguar te shigjetoje shumicen, ne lidhje me ligjin e lustracionit. Sipas tij, mazhoranca e ka ditur qe ne fillim, qe ligji i dosjeve ishte antikushtues, megjithate e votoi. Nenkryetari i Parlamentit, Neritan Ceka, pranon se diheshin qe me pare, se Kushtetuesja ta pezullonte, problemet ligjore qe do te sillte ngjashmeria me ligjet pararendese te lustracionit. "Ne e dinim qe ne votimin tone, qe ka probleme te karakterit juridik dhe eshte prekur Kushtetuta, jane prekur parimet universale kushtetuese, jo ata qe vetem fiksohen ne Kushtetuten tone. Precedenti eshte pjese e praktikes ligjore dhe kjo, eshte baza ne te cilen ne kemi kaluar ligjin", thote Neritan Ceka. Ne te njejten kohe ai nuk ka munguar te shprehe qendrimin e forte te partise se tij, pro denimit te krimeve te komunizmit, dhe perjashtimin e te gjithe atyre qe kane kontribuar gjate periudhes se diktatures, ne realizimin e ketyre krimeve.






Komento artikullin | Shiko komentet (8 komente)
Te Tjera nga rubrika