PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Te perndjekurit: Parate deri me 15 mars, ose s'ka vota


E Shtune, 21 Shkurt 2009

"Vota e ish-te perndjekurve do te jete kunder qeverise, nese demshperblimi prej 2 miliarde lekesh, nuk nis brenda 15 marsit sic ishte premtuar". Nje paralajmerim te tille e ka dhene sekretari i Institutit te Perndjekurve Politike, Besim Ndregjoni, i cili ka deklaruar se kjo kategori nuk do te toleroje shtyrjen e afatit me ligje te tjera shtese, duke zvarritur ne menyre te pafundme sipas tij, procesin e demshperblimit te kesaj shtrese te viktimizuar te komunizmit. "Nuk ka asnje te drejte qeveria, te ndaloje ligjin e demshperblimit. Ne qofte se ne baze te ligjit keta nuk e zbatojne vendimin, atehere dhe ne, do t'u pergjigjemi ketyre me ligj, si shkeles te ligjit", tha Besim Ndregjoni. Reagim i cili ka ardhur menjehere pas perplasjeve me te fundit, mes dikasterit te Ministrise se Financave dhe atij te Drejtesise, per nismen ligjore te deputetit demokrat, Bushati. I cili kerkon te amendoje ligjin, duke kerkuar rritjen e rrethit te perfituesve, tek niperit dhe mbesat si dhe futjen ne skemen e demshperblimit te te pushkatuarve pa gjyq. Pikerisht, kete shtyrje dokumentacioni deri me 1 korrik te ketij viti, pra deri pas zgjedhjeve, te perndjekurit e kane cilesuar si nje perpjekje nga ana e qeverise per te djegur fondin per ta, pasi Financat nuk pranuan fature shtese. Nje kusht tjeter qe do te percaktoje destinacionin e votes se ish-te perndjekurve politike, eshte dhe perafrueshmeria e tyre ne Parlament dhe tentativa e tyre, per te derguar perfaqesuesit e kesaj shtrese ne sallen e Kuvendit, si deputete qe te mbrojne interesat e tyre, te pambrojtura per 18 vite me radhe. "Qeveria duhet te jete ne partneritet me ne, nese do qe te marre voten tone. Ne voten kesaj radhe, si te perndjekur politike, si pronare do ta japim duke i paraqitur partneritetin qeverise, duke i paraqitur kandidaturat tona", vijoi Ndregjoni. Nje paralajmerim ky qe tregon se tashme te perndjekurit, jane te interesuar per te qene ne Kuvend si deputete, nderkohe qe nje deklarate te tille e kishin dhene kohe me pare dhe ish-pronaret, te lodhur nga zvarritjet e politikes. A.G




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika