Ish-Pronaret: Parti politike per t'u perfaqesuar ne Kuvend
E Shtune, 21 Shkurt 2009
Sekretari i shoqates se ish-pronareve "Pronesi me Drejtesi", Reshit Vorpsi ka hedhur kohe me pare idene e nje partie te re parlamentare, e cila do te perfaqesoje ne Kuvend interesant e kesaj shtrese, qe prej vitesh ka kerkuar te drejtat e saj. "Ka ardhur nje moment, qe pronaret duhet te jene te perfaqesuar. Ky eshte nje mendim, qe e ka e gjithe shoqata, madje edhe kryesia e shoqates. Ky eshte problem, dhe eshte natyrale qe ne te mbrojme interesat tona, pronaret shqiptare te mbrojne interesat e tyre, brenda strukturave ligjvenese", theksoi ne nje deklarate per mediat, disa kohe me pare, Reshit Vorpsi, sekretar i shoqates "Pronesi me Drejtesi".