PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS, Meksi: Qeveria po fsheh krizen ekonomike


E Shtune, 21 Shkurt 2009

Qeveria po fsheh krizen ekonomike. Kjo eshte deklarata e bere diten e djeshme nga deputetja e Partise Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila veren me shqetesim se vemendja e qeverise ndaj ketyre pasojave te krizes ekonomike, nuk ekziston. "Qendrimi i deritanishem i qeverise nuk i pergjigjet realitetit shqiptar, qe shfaq perkeqesimin e treguesve ekonomike ne renie, tashme te dukshem ne shume plane", theksoi Meksi. Sipas saj, kjo eshte nje shkeputje nga realiteti dhe perngjasin shume me reagimin e qeverise dhe te kryeministrit edhe me pare, ndaj krizave te tjera ekonomike qe jane perjetuar ne Shqiperi, me pasoja te renda tashme te njohura per shoqerine shqiptare. "Qeveria duhet pa humbur kohe, te mos u fshehe realitetin ekonomik shqiptareve, apo t'u mohoje atyre informacionin e nevojshem per te njohur te verteten", drejtoi thirrjen deputetja socialiste.

D.D




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika