"Se shpejti lista e te pastreheve"
E Shtune, 21 Shkurt 2009
Ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi, deklaroi dje se institucioni qe ai perfaqeson, ka nisur ne menyre te menjehershme punen per berjen e listave, ne menyre qe te zgjidhet urgjentisht ceshtja e te pastreheve. "Do te mbulohen interesat e kredive per 6.000 apartamente, ku do te perfitojne 3.257 familje qe banojne ne shtepite e ish-pronareve dhe pjesa qe mbetet, do te jene nje grup i madh familjesh, te listuara prane bashkive si te pastreha", beri te ditur Olldashi. Sipas tij, akuzat e bera nga deputeti i opozites, Erion Brace nuk jane te verteta pasi kostoja per mbulimin e interesave te kredive per keto apartamente, eshte e perballueshme.
D.D