"Berisha genjeu per strehimet"
E Shtune, 21 Shkurt 2009
Partia Socialiste e ka cilesuar si nje genjeshter, deklaraten e kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha se qeveria e tij kishte marre vendim per te strehuar 6.000 familje te pastreha, prej vitesh te tilla, dhe ne shtim ne kete vend. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nenkryetari i grupit te Parise Socialiste, Erion Brace, sqaroi se ne buxhetin e vitit 2009, qeveria nuk ka asnje fond per te mbeshtetur financiarisht, faturen financiare te ligjerates mashtruese te Sali Berishes dje, as per interesat, as per principalin, as per kredine pra as per shtepine. "Vendimi oral i Sali Berishes, eshte antikushtetues per 3.500 familje shqiptare, qe banojne ne shtepite e ish-pronareve", theksoi deputeti socialist.